E-banking

E-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. 
Me këtë shërbim ju kurseni kohën tuaj duke i kryer transaksionet bankare në çdo vend dhe në çdo kohë, nga shtëpia apo zyra juaj, mjafton që të keni qasje në internet.


E-banking ju mundëson:
•   Pasqyrën e saktë të të gjitha mjeteve me të cilat dispononi në llogarinë tuaj
•   Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
•   Realizimin e transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare
•   Kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave komunale (rrymë, ujë, telefon, etj..)
•   Realizimin e pagave të punëtorëve përmes bartjes në mënyrë grupore (nga Excel-i)
•   Pasqyrën e saktë të të gjitha transaksioneve të realizuara me E-banking
•   Shtypjen e historiatit të llogarisë
•   Konfirmimin elektronik për të gjitha transakcionet e kryera në E-banking


Risi
Me E-banking të Bankës Ekonomike ju mund të menaxhoni kredit kartelat tuaja.

Si të aplikoni?
E tëra që ju nevojitet është të vizitoni njërën nga degët tona dhe çdo gjë kryhet brenda pak minutash.
Për çdo informatë vizitoni njërën nga degët tona apo klikoni në web faqen www.bekonomike.com.

Banka Ekonomike është anëtare e FSDK Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë Site by Trokit.com