Misioni dhe Vizioni

Banka Ekonomike do të jetë një bankë transparente, e hapur, me përgjegjësi sociale, e orientuar në sigurimin e shërbimeve cilësore për klientët duke ofruar standarde të larta profesionale.
Misioni ynë do të jetë të jemi ofrues vendas modern shërbimesh bankare e financiare, duke ofruar cilësi e vlerë, nëpërmjet operimit me teknologji të avancuara moderne, kapacitete të larta menaxheriale dhe performancë të lartë në përmbushjen maksimale të nevojave të klientëve tanë.


Në funksion të arritjes të misionit tonë, ne synojmë të sigurojmë një përdorim racional të burimeve tona të brendshme, si ato teknologjike ashtu edhe ato njerëzore.
Grupi i klientëve tanë, përbëhet si nga individë ashtu edhe nga kompani të suksesshme biznesi të cilët na i besojnë kursimet e tyre dhe në të njëjtën kohë i përmbushin nevojat e tyre personale dhe biznesore.
 

Klientët e biznesit janë kryesisht kompani të suksesshme të vogla e të mesme, por edhe të mëdha, të cilat kanë nevojë për rritje të mëtejshme.

Banka Ekonomike është anëtare e FSDK Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë Site by Trokit.com