Banka Ekonomike me lokacion të ri në Gjilan
Banka Ekonomike me lokacion të ri në Gjilan
Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar Degën e Gjilanit në një lokacion të ri, Rr. Gjilan – Kamenicë, Kompleksi “Albanica”.
 
 
“Ne rialokuam degën e Gjilanit në lokacion të ri, me dizajn modern në pëputhje me imazhin/stadardin e ri, hapësira të veçanta dhe të dedikuara për klientët e bizneseve, qasje më të lehtë dhe të shpejtë, hapësira të mjaftueshme për parking të veturave. 
Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar avancimit të kanaleve alternative dhe bankingut digjital.
Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë, kemi krijuar hapësirën vetë shërbyese 24/7, ku klientët mund të shfrytëzojnë në çdo kohë dhe kryejnë shërbimet e tyre, pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. 
Në këtë qendër klientët mund të bëjnë deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë, shpejtë dhe sigurtë, shfrytëzojnë platformën e E-Banking me teknologji te avancuar, për të realizuar çdo lloj pagese, ”,tha Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.
 
 
 
“Gjithashtu në fjalën e tij të rastit menaxheri i degës Ymer Salihu theksoi se do të vazhdojmë me parimet e punës tonë, të kuptojmë nevojat dhe prioritetet e klientëve tanë, dhe mbi këtë bazë t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore. Poashtu, stafi profesional dhe i përkushtuar do të jetë në dispozicion t’u ofrojë të gjithë klientëve edhe këshilla profesionale financiare.”
 
 
 
Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë.
Banka Ekonomike 
Mendon për ty!
List of videos
Zemra Paguan, Banka Ekonomike shpërblen
Zemra Paguan, Banka Ekonomike shpërblen
12.02.2025 | 04:07
Festo Shën Valentinin me një surprizë të dyfishtë, një dhuratë për zemrën tënde dhe një bonus
17 vite Pavarsi me Bankën Ekonomike – 17 ditë mundësi që ju japin më shumë, duke paguar më pak!
17 vite Pavarsi me Bankën Ekonomike – 17 ditë mundësi që ju japin më shumë, duke paguar më pak!
03.02.2025 | 04:05
17 vite Pavarsi me Bankën Ekonomike – 17 ditë mundësi që ju japin më shumë, duke paguar më pak!
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë)
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë)
30.01.2025 | 09:29
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme
Fituesit e kampanjës “Hap llogari rrjedhëse”
Fituesit e kampanjës “Hap llogari rrjedhëse”
21.01.2025 | 02:14
Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike,Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e