-Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike-
-Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike-
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 37-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 20.04.2023, në orën 09:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë,  sheshi “Nënë Tereza”, pn.
 
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:     
 
1. Hapja e mbledhjes
 
Formimi i kryesisë së punës
 
2. Zgjedhja e komisioneve:
    
a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit
 
3. Raporti i komisionit verifikues
 
4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar  
                                    
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2022   
                   
6. Shqyrtimi dhe miratimi:
 
Raporti vjetor i bankës për vitin 2022 
Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2022
Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2022
Plani strategjik 2023-2025  
 
7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve 
 
8. Shqyrtimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për KS Siguria 
 
9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe KS Siguria
 
10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2023
 
11. Mandati i Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike
 
12. Propozim për investime
 
13. Të ndryshme
 
Banka Ekonomike Sh.A.
Bordi i Drejtorëve
 
Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.     
List of videos
Blej dhe Fito për festat e fundvitit!
Blej dhe Fito për festat e fundvitit!
17.11.2023 | 02:06
Blej dhe Fito për festat e fundvitit!Banka Ekonomike është e lumtur të prezantojë Kampanjën e re të
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
16.11.2023 | 04:36
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK),
Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës
Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës
31.10.2023 | 03:51
Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës Në përshtatje me strategjinë tonë për të avancuar
Njoftim për klient
Njoftim për klient
13.10.2023 | 02:10
Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me datën 14 Tetor 2023 (ditë e shtune), të