Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot
Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot
 
 

Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot

Banka Ekonomike, ka hapur dyert e saj të reja përmes hapjes së Degës së re, në Rr. “Hasan Prishtina”, Komuna Obiliq/Kastriot, duke sjellur një frymë bashkëkohore dhe shumë moderne për punonjësit dhe klientët e saj.
Banka Ekonomike, si bankë e vetme me 100% kapital vendor, prioritet dhe përkushtim ka ofrimin e shërbimeve bankare sa më të mira dhe më cilësore në treg, përmes modernizimit të infrastrukturës së rrjetit të degëve, me qëllim që të sjellin frymë të re bashkëkohore dhe moderne për klientët, punonjësit dhe duke nxitur zhvillim edhe më të madh ekonomik të vendit.
“Hapja e kësaj dege në Obiliq demonstron qartë se Banka Ekonomike është në angazhim të vazhdueshëm si një partner në zhvillimin ekonomik dhe financiar në të gjitha këndet e Kosovës. Banka Ekonomike jo vetëm që ka përmirësuar peisazhin e Obiliqit dhe të Kosovës me këtë degë, por ka sjellë lehtësi bankare moderne në pragun e derës tuaj. Përdorni atë në përfitimin tuaj maksimal.
Për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët dhe bizneset e Obiliqit për produktet e shërbimet e Bankës Ekonomike si dhe në mënyrë që të jemi më afër klientëve tanë, ne kemi vendosur që ishte koha për të bërë një degë të madhe për t'i shërbyer më shumë klientëve në një ambient të shkëlqyeshëm në rajonin e Obiliqit, tha Z. Fatos Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike”.

 
List of videos
Kredi Hipotekare Royal Green Residence
Kredi Hipotekare Royal Green Residence
21.01.2020 | 09:58
Kredi Hipotekare Royal Green Residence
Kampanja e Depozitave
Kampanja e Depozitave
26.12.2019 | 03:35
Çka mbjell, korr! Depozito në Bankën Ekonomike dhe përfito: • Norma tejet atraktive të interesit
Kartelat  contacless
Kartelat contacless
06.12.2019 | 08:29
PAGUAJ MIK MIK 💳🏦📶Sot jeta është bërë shumë dinamike dhe kjo e bënë kohën më të shtrenjtë se
Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot
Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot
25.11.2019 | 13:17
Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot Banka Ekonomike, ka hapur dyert e saj të reja