NJOFTIM PËR PROCESIN E SHTYERJES SË PAGESËS SË KËSTEVE KREDITORE
NJOFTIM PËR PROCESIN E SHTYERJES SË PAGESËS SË KËSTEVE KREDITORE

NJOFTIM PËR PROCESIN E SHTYERJES SË PAGESËS SË KËSTEVE KREDITORE

 

Duke iu referuar vendimit të datës 16 mars 2020, të marr nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, për shtyerje të përkohshme të pagesës së kësteve kreditore për individë dhe biznese të cilët për shkak të situatës së krijuar pas shfaqjes së virusit Covid-19, kanë vështirësi në pagesat e rregullta të kësteve kreditore, vendim ky në funksion të mbështetjes së klientëve për tejkalim të situatës së krijuar si pasojë e virusit Covid-19.

 

Banka Ekonomike vendimin në fjalë e ka trajtuar me prioritet të lartë, duke përgaditur të gjitha detajet teknike dhe operacionale për zbatimin e plotë të këtij vendimi.

 

Të gjithë klientët, individë apo biznese, të cilët kërkojnë shtyerjen e pagesës së kësteve kreditore mund të aplikojnë përmes linqeve të më poshtme, ku duhet të plotësojnë aplikacionin online, duke specifikuar dhe argumentuar kërkesën.

 

Gjithashtu, dëshirojmë të i njoftojmë të gjithë klientët se kanali i vetëm përmes të cilit pranohet aplikimi është web faqja zyrtare, përmes linqeve të mëposhtme.

 

Aplikacioni online për Individë: https://bekonomike.com/sq/Aplikacioni-per-shtyerje-te-pageses-se-kredise-individ2

 

 

Aplikacioni online për Biznese: https://bekonomike.com/sq/Aplikimi-online-per-shtyerje-te-pageses-se-kredise-per-biznese2

 

 

VËMENDJE: Afati i fundit për aplikim të shtyerjes së kësteve kreditore është data 31 Mars 2020.

 

Për më shumë informata në lidhje me vendimin, referohuni web faqës zyrtare të BQK-së dhe mund të gjeni lajmin e plotë mbi këtë vendim:

https://bqk-kos.org/?id=104&I=1726

 

Banka Ekonomike

Mendon për ty!

 

List of videos
Merr Kredi bujqësore deri në 60,000 Euro, pa hipotekë
Merr Kredi bujqësore deri në 60,000 Euro, pa hipotekë
25.09.2020 | 09:39
Merr Kredi bujqësore deri në 60,000 Euro pa hipotekë:Afati deri në 60 muajDeri në 6 muaj grejs
Ofertë për Kredi Hipotekare deri në 30 vite
Ofertë për Kredi Hipotekare deri në 30 vite
22.09.2020 | 02:26
Ofertë për Kredi Hipotekare deri në 30 vite  Ju ëndërroni, ne e bëjmë realitet!Kredi hipotekare me
Kampanja e biznesit 60,000 Eur /60 muaj
Kampanja e biznesit 60,000 Eur /60 muaj
18.09.2020 | 03:41
Kampanja biznes
Blej banesën e ëndrrave në Diamond Residence përmes Bankës Ekonomike
Blej banesën e ëndrrave në Diamond Residence përmes Bankës Ekonomike
01.07.2020 | 07:54
Banka Ekonomike në bashkëpunim me Diamond Residence nga Mabetex Group ju sjellin përsosshmërinë dhe