Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të  Bankës Ekonomike

 

 Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 34-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 09.10.2020, në orën 11:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19. Mbledhja po ashtu do të zhvillohet edhe me çasje në mënyrë elektronike me anë të komunikimit nga distanca.   

  

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:                                           

 

  1. Hapja e mbledhjes

 Formimi i kryesisë së punës

 

  1. Zgjedhja e komisioneve:

              a) Komisioni verifikues;

              b) Caktimi i procesmbajtësit.

 

  1. Raporti i komisionit verifikues.

 

  1. Shqyrtimi dhe nënshkrimi i procesverbalit i miratuar në mënyrë elektronike të mbledhjes së kaluar. 

                                    

  1. Propozimi për shpërndarje të dividendës.  

                  

  1. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike, si dhe delegimi i autorizimeve për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Bankës Ekonomike, në mes të dy mbledhjeve.

 

  1. Të ndryshme.

Banka Ekonomike Sh.A.

_______________________

Bordi i Drejtorëve

Ftohen të gjithë aksionarët, që nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme e jashtëzakonshme të kuvendit të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës, si dhe për shkak të situatës me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19, mund të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, ose përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në mënyrë që të informoheni lidhur me instruksionet e mundësisë për pjesëmarrje në mbledhje në mënyrë elektronike, si dhe dorëzimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.    

 

List of videos
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
17.04.2021 | 09:49
NJOFTIMNjoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e
Njoftim për mbyllje të llogarive jo aktive
Njoftim për mbyllje të llogarive jo aktive
14.04.2021 | 09:26
NJOFTIMNjoftohen të gjithë klientët e Bankës Ekonomike të cilët kanë llogari të hapur në këtë bankë
Njoftim për ndryshim të Çmimores për persona Fizik dhe Juridik
Njoftim për ndryshim të Çmimores për persona Fizik dhe Juridik
22.03.2021 | 12:45
Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 24 Prill 2021, çmimorja
Njoftim
Njoftim
04.03.2021 | 08:44
ORARI I PUNËS Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se duke filluar nga data 06/03/2021 në