Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme Vjetore të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme Vjetore të Kuvendit të Aksionarëve të  Bankës Ekonomike



NJOFTIM
 
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 33-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 30.04.2020, në orën 10:00. Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19 në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi, mbledhja do të zhvillohet në mënyrë elektronike me anë të komunikimit nga largësia.  
 
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:                                           
 
1. Hapja e mbledhjes
 
Formimi i kryesisë së punës
 
2. Zgjedhja e komisioneve:
  
a) Komisioni verifikues;
b) Caktimi i procesmbajtësit.
 
3. Raporti i komisionit verifikues
 
4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
                                   
5. Shqyrtimi dhe Miratimi i Raportit të Punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2019 
                 
6. Shqyrtimi dhe miratimi:
          
              Raporti Vjetor i Bankës për vitin 2019
              Raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2019
              Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2019
              Propozimi për shpërndarje të dividendës
              Plani Strategjik 2020-2022
 
7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të Kuvendit të Aksionarëve.
 
8. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të Kuvendit të aksionarëve për vendimarrje nga Bordi i Drejtorëve në mes të dy mbledhjeve.
 
9. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës për vitin 2020
 
10. Të ndryshme
 
 
Banka Ekonomike Sh.A.
 
_______________________
Bordi i Drejtorëve
 
Ftohen të gjithë aksionarët, që nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme vjetore të kuvendit të aksionarëve, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19, të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, ose përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në mënyrë që të informoheni lidhur me instruksionet për pjesëmarrje në mbledhje, si dhe dorëzimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.    


List of videos
Bëhu me veturë të re përmes lizingut të Banka Ekonomike 🚗
Bëhu me veturë të re përmes lizingut të Banka Ekonomike 🚗
05.06.2020 | 08:10
Bëhu me veturë të re përmes lizingut të Bankës Ekonomike 🚗Banka Ekonomike në bashkëpunim me
Njoftim rreth orarit të punës ditëve të Shtune
Njoftim rreth orarit të punës ditëve të Shtune
30.05.2020 | 09:44
Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se nga data 30 Maj 2020 do të ri fillojmë të punojmë
Njoftim për rihapje të Nëndegës në Sheshin Nëna Terezë
Njoftim për rihapje të Nëndegës në Sheshin Nëna Terezë
18.05.2020 | 09:32
Njoftim për rihapje të Nëndegës në Sheshin Nëna TerezëBanka Ekonomike njofton të gjithë klientët që
Të nderuar klientë dhe qytetarë,
Të nderuar klientë dhe qytetarë,
24.04.2020 | 18:05
Të nderuar klientë dhe qytetarë,Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve