Analist Kredie për NVM dhe Mikro Biznese -Dega Gjakovë
15.08.2022 | 03:15

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

Analist Kredie për NVM dhe Mikro Biznese

 

  • Dega Gjakovë (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·         Mirëmban portofolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rinjë të bizneseve;

·         Të njohë nevojat dhe mundësit e zhvillimit të bizneseve;

·         Në krijimin e portofolios të bizneseve, ka njohuri të mira rreth funksionimit të biznesit;

·         Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet  dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;

·         Përpilon dhe ofron rekomandime për bashkëpunim afatgjatë  me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;

·         Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa te nevojshëm në parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur; 

·         Participon në evente të ndryshme marketingu, dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;

·         Obligohet te arrije objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling(p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj);

·         Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri  kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;

·         Përgjegjës për raportim në risk operacional konform procedurave në fuqi;

·         Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;

·         Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet ;

 

  • Fakultetin Ekonomik, ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Preferohet dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

 

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë  22 Gusht 2022 ora 16:00.Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.