KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Analist Kreditor për NVM, Agro dhe Mikro Kredi
18.06.2021 | 08:31
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:


Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi


Nëndega Suharekë  (1 vend pune)
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezantoj produktet dhe shërbimet e Bankës në mënyrë aktive,
  • Të identifikoj klientë potencial dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me klientë eksiztues,
  • Përgjegjës për analizimin e rasteve kreditore dhe pergatitjen e pasqyrave financiare për klientët.
  • Indentifikimin e Agro Bizneseve në regjionin ku operon përmes promocioneve dhe vizitave të klientët potencial dhe ekzistues të biznesit,
  • Të inicoj dhe kompletoj aplikacionet për shërbime kreditore dhe prezenton ato tek komitetet përkatëse.
  • Mirëmban kualitetin e portfolios kreditore në mënyrë efektive dhe ndërmerr hapat e nevojshëm për parandalimin e vonesave,
  • Bën analiza/hulumtime për sektorin e  Agros dhe i prezanton ato para menaxhementit të degës,
  • Bashkëpunon ngusht me Departamentin për Biznes dhe Agro për zhvillimin e portfolios kreditore drejt arritjes së objektivave të përcaktuara.
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave dhe procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare,

Kualifikimet:

  • Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Pervoj ne Agro-Biznese
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Patent shoferi

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
 
Afati i aplikimit është deri më datë 24 Qershor 2021 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.