KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Specialist për Siguri Kibernetike
10.07.2020 | 04:20
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
 
Specialist për Siguri Kibernetike (1 vend pune)
 
Departamenti për Siguri të Informacionit dhe Vazhdimësi të Biznesit
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Menaxhon, zbaton, planifikon dhe administron të gjitha aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
Mbikëqyr programin e menaxhimit të cenueshmërisë;
Zhvillon dhe mirëmban vlerësimin e rrezikut të sigurisë informacionit të dizajnuara për të vlerësuar rreziqet e mëvetësishme të kontrollit, dhe rreziqet e mbetura;
Advokim efektiv i aktiviteteve për kontrollet e sigurisë që zvogëlojnë rreziqet e papranueshme;
Mbikëqyrë aktivitetet sensibilizuese të sigurisë për punonjësit e bankës dhe klientët;
Kryen vlerësimin e kontrolleve të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e vlerësimit të rrezikut;
Monitoron rregulloret dhe trendet e teknologjisë që prekin institucionet financiare;
Vlerëson pajtueshmërinë dhe zhvillon plane për pajtueshmëri në fushën e sigurisë së informacionit;
Edukon punonjësit e bankës dhe paraqet shembull për pajtueshmëri anembanë Bankës;
Monitoron aspeketin e raporteve të nxjerra nga skenimet interne gjithashtu analizon raporte për lëvizjet e përdoruesve që të parandaloj trendet e rrezikshme në të ardhmen;
Siguron që do të ndihmoj bankën që të plotësoj konceptet e sigurisë si konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe jo mohueshmërinë;
Ofron zgjidhje të sigurise gjatë fazave të zhvillimit të sistemeve softuerike, rrjeteve dhe qendrave të të dhënave;
Gjen metodat më të mira për të siguriar infrastrukturën e Bankës;
Vazhdimisht monitoron për sulme apo ndërhyrje në sistemet kompjuterike;
Dizajnon dhe implementon masat mbrotjëse dhe kthimin nga fatkeqësia
Instalon, konfigturon dhe mirëmban pajisjet e sigurisë (aplikacionet);
Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
 
Kualifikimet;
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike apo të ngjashme;
Përparësi përvoja e punës dhe certifikimet e fushës;
Kuptimi i teknologjisë aktuale dhe trendët rregullative financiare që ndikojnë në programet informative e institucioneve të sigurisë;
Njohja e Gjuhës Angleze ;
Njohja e punës me kompjuterë;
Aftësi të komunikimit.
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
 
Afati i aplikimit është deri më datë  16 Korrik  2020 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.