KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Siguri të informacionit
10.07.2020 | 04:16
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
 
Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Siguri të informacionit (1 vend pune)
 
Departamenti për Siguri të Informacionit dhe Vazhdimësi të Biznesit  
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Identifikon dhe vlerëson aktivitetet e përpunimit të të dhënave të kompanisë në sistemet e bankës;
Ofron këshilla dhe udhëzime se si të bëhen vlerësimet e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave në sistemet e bankës;
Monitoron politikat dhe procedurat e Departamentit në kuadër të administrimit të të dhënave brenda kompanisë;
Monitoron konfigurimet e sistemeve ku ruhen te dhënat dhe informacionet;
Kryen vlerësime te rrezikut per te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi;
Inplementon sisteme/aplikacione mbrojtëse per te minimizuar rrjedhjen e informacionit;
Menaxhon me sistemet e bankës per mbrojtjen e te dhënave dhe informacionit;
Mban  shënimet për të gjitha aktivitetet e përpunimit të të dhënave të bëra nga kompania;
Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtjen e (ISMS) information security system management;
Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore;
Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
 
Kualifikimet;
Inxhinieri Kompjuterike apo Shkenca Kompjuterike; 
Përvoja në fushë apo certifikimet e fushës të preferuara;
Kuptimi i teknologjisë aktuale dhe trendet rregullative financiare që ndikojnë në programet e sistemeve të informacionit;
Njohja e Gjuhës Angleze;
Njohja e punës me kompjuterë;
Aftësi të komunikimit.
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
 
Afati i aplikimit është deri më datë   16 Korrik  2020 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.
 
APLIKO TANI