Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit
17.08.2022 | 10:36
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit
•    Departamentin e Pajtueshmërisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :

•    Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096,
•    Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (;
•    Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe raporton tek institucionet e vendit;    
•    Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
•    Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
•    Përmbush kërkesat për informata nga autoritetet rregullatore;
•    Kontrollimi i transaksioneve karshi listave te te personave dhe entiteteve te sanksinuar
•    Monitoron implementimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit si dhe Rregulloren e BQK-së lidhur me parandalimin e pastrimit të parave;
•    Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme të parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit tte terrorizmit;
•    Mban trajnime për të gjithë punëtorët e Bankës për metodat e parandalimit të shpërlarjes së parave;
•    Viziton degët dhe nëndegët për implementimin e  PP për Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, hapjet e llogarive, formularin e bqk, etj;
•    Në mungesë të Menaxherit është përgjegjëse për koordinimin e punëve dhe stafit në Departamentin e Pajtueshmerise për  PPP/FT
•    Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura kryen detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet ;

•    Diplome Universitare në fushën relevante;
•    Njohuri të mira të produkteve Bankare ;
•    Së paku dy vite përvoje punë Bankare;
•    Njohje e mirë e gjuhës Angleze ;
•    Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
•    Pervoje pune ne Sektorin e Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit se paku 1 vit
•    Njohuri per raportimin dhe rregullimin e fajllave ne XML
•   

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë  23 Gusht  2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.