FTESË PËR TENDER 

QËLLIMI: AUDITIMI I VEPRIMTARISË AFARISTE TË BANKËS EKONOMIKE NË VITIN 2020

Banka Ekonomike, sh.a. Prishtinë, në pajtim me detyrimet e përcaktuara me Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, fton auditorët dhe subjektet e licencuara të paraqesin oferta për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës Ekonomike në vitin 2020.

Aktiviteti i auditimit do të përfshijë:

1. PASQYRAT E PLOTA TË GJENDJES FINANCIARE

2. POZICIONI FINANCIAR I BANKËS

3. REZULTATET OPERATIVE ME 31.12.2020

4. AUDITIMI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE (TI)

5. Kompanitë duhet të dorëzojnë edhe një ofertë të veçantë për rishikim financiar çdo kuartal i cili do të bëhet sipas nevojës dhe vetëm pas kërkesës nga Banka.

Auditimi kërkohet të bëhet sipas standardeve të BQK.

Nga fituesi i tenderit kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Bashkë me ofertën, kompanitë ofertuese duhet të dorëzojnë edhe referencat dhe një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme si auditor i pavarur.

Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet, pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit.

Ofertat në pliko të mbyllura me mbishkrimin “AUDITIMI I VEPRIMTARISË AFARISTE TË BANKËS EKONOMIKE”duhet të dorëzohen në Zyrën Qendrore të Bankës Ekonomike,sh.a Prishtinë, në adresën: Sheshi “Nëna Terezë', p.n. Prishtinë, më së voni, me 08.04.2020.