Investo në bonot e Diasporës përmes Bankës Ekonomike
Investo në bonot e Diasporës përmes Bankës Ekonomike
 Investo në bonot e Diasporës përmes Bankës Ekonomike
 
Banka Ekonomike ofron mundësinë e investimit në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Përmes këtij investimi ju do të ndihmoni zhvillimin ekonomik të vendit tonë, si dhe njëkohësisht do të përfitoni interes nga mjetet e investuara.

Banka Ekonomike ofron të gjithë infrastrukturën e nevojshme që procesi i shitblerjes së letrave me vlerë të realizohet në mënyrë sa më efektive.
Bonot e Thesarit janë instrumente të tregut të parasë, të borxheve afat shkurte të cilat lëshohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ato emetohen me afat maturimi; 3 mujor, 6 mujor dhe 1 vjeçare. Bonot e thesarit janë bono me kupon zero ato nuk paguajnë kuponë, këto blihen me çmim me të ulët së sa vlera nominale  e tyre në maturim, ndërsa në maturitet paguhen nga Qeveria sipas vlerës nominale 100%. Fitimi në Bonot e Thesarit është diferenca mes vlerës në maturitet dhe vlerës së paguar në ditën e investimit.

Bonot e diasporës janë letra me vlerë të cilat emetohen me afate maturimi: 3 dhe 5 vjeçare. Ato lëshohen dhe garantohen 100 % nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Blerja e bonove të diasporës do të bëhet me  kupon dhe një normë kthimi të paracaktuar. Bonot e Diasporës janë letra me vlerë të cilat mund të shiten para datës së maturimit në tregun sekondar.

Banka Ekonomike do të mundëson zhvillimin e mëtejmë të tregut të letrave me vlerë, të cilat do të kenë një rëndësi të madhe për krijimin e kushteve për zhvillim më të shpejtë ekonomik përmes rritjes së investimeve dhe burimeve të financimit.
 
Apliko online për blerje të bonove të Diasporës: https://bit.ly/2VxqwHo
 
Për më shumë informata, klikoni në njoftimin e publikuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve: https://bit.ly/3hBquXx
 
Banka Ekonomike
Mendon për ty!
List of videos
Investo në bonot e Diasporës përmes Bankës Ekonomike
Investo në bonot e Diasporës përmes Bankës Ekonomike
14.07.2021 | 11:04
Investo në bonot e Diasporës përmes Bankës Ekonomike Banka Ekonomike ka nënshkruar marrëveshjen e
Kampanja e Depozitave --
Kampanja e Depozitave --
06.07.2021 | 16:49
Kampanja e Depozitave Çka mbjell, korr!Depozito në Bankën Ekonomike dhe përfito:• Norma atraktive
Banka Ekonomike me marrëveshje bashkëpunimi me Diamond Residence
Banka Ekonomike me marrëveshje bashkëpunimi me Diamond Residence
06.07.2021 | 09:30
Banka Ekonomike marrëveshje bashkëpunim me Diamond Residence nga Mabetex GroupBëhu me banes të re
Banka Ekonomike marrëveshje me Royal Green Residence
Banka Ekonomike marrëveshje me Royal Green Residence
01.07.2021 | 04:31
Banka Ekonomike marrëveshje me Royal Green Residence 🏡Bëhu me shtëpi të re në Royal Green