Në momentin që ju dëshironi të pranoni shërbime të caktuara të cilat ofrohen nga kjo faqe e internetit kërkohet plotësimi i disa të dhënave me anë të të cilave Banka Ekonomike ju identifikon.
Banka Ekonomike përmes kësaj faqe të internetit mbledh dhe përpunon këtë kategori të të dhënave personale: emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit, vendin e punës dhe adresën elektornike.
Të dhënat personale të mbledhura në faqen tonë të internetit do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme duke respektuar afatet ligjore dhe rregullative dhe për të përmbushur qëllimet e nevojshme biznesore.
Ne e njohim gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë aty ku përfshihen fëmijët. Shërbimet tona të ofruar në këtë faqe nuk janë të dizajnuara për përdorim dhe shfrytëzim nga fëmijët. Ne nuk mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale me vetëdije nga fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Banka nuk përpunon dhe mbledh informacione të cilat konsiderohen ‘të dhëna personale të ndjeshme’ si të dhëna personale që zbulojnë origjinën etnike ose racore, pikëpamjet politike ose filozofike, përkatësinë fetare, anëtarësimin në sindikatë ose çdo e dhënë për gjendjen shëndetësore ose jetën seksuale dhe të dhëna biometrike.
4.0. Siguria e të dhënave personale
Për të mbrojtur informacionin personal nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar, ne përdorim masa të sigurisë që përputhen me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është tejet i rëndësishëm për ne. Ne kemi ndërmarrë masa strikte teknike, administrative dhe fizike të sigurisë për të:
- Mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi i tyre.
- Për të siguruar sistemet tona të TI -së dhe ruajtjen e informacionit,
5.0. Çfarë të drejta kam lidhur me përpunimin e të dhënave të mia personale?
Si shfrytëzues i faqes sonë të internetit, në momentin që të dhënat tuaja përpunohen ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilat ne duhet të ju vëmë në dijeni.
-E drejta juaj për qasje në të dhënat personale
Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të keni qasje në të dhënat e juaja personale nëse po përpunohen apo jo.
-E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale
Ju keni të drejtën të kërkoni nga ne që të korigjojmë informacionin personal që mendoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të na kërkoni të plotësojmë informacionin që mendoni se është i paplotë.
-E drejta juaj për të fshirë të dhënat personale (‘E drejta për t’u harruar’)
Ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja personale, kjo e drejtë aplikohet në rrethana të caktuara. Ne do të fshijmë të dhënat e juaja nëse ato nuk na nevojiten më për qëllimin për të cilën janë mbledhur ose përpunuar.
-E drejta juaj për kufizim të përpunimit të të dhënave personale
Ju keni të drejtë të na kërkoni të kufizojmë përpunimin e informacionit tuaj personal, sipas rrethanave të caktuar.
-E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale
Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimi e të dhënave personale në lidhje me ju. Banka nuk vazhdon me përpunim të të dhënave personale përveç rasteve kur Banka demonstron shkaqe detyruese legjitime për përpunimin që mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.
-E drejta juaj për transferimin e të dhënave personale
Kjo e drejtë vlen vetëm për të dhënat personale që ju na keni dhënë dhe ne i përpunojmë ato vetëm me pëlqimin tuaj. Ju keni të drejtën që të kërkoni që ne të transferojmë të dhënat personale që na keni dhënë tek një palë e tretë.
-E drejta juaj për të paraqitur ankesë tek Agjencia për Informim dhe Privatësi
Ju në çdo kohë keni të drejtën për të parashtruar ankesën tuaj tek Agjencioni për Informim dhe Privatësi në qoftë se mendoni se Banka nuk është duke respektuar të drejtat e juaja që i keni të garantuara me me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Nga Banka nuk do të ju kërkohet asnjë tarifë shtesë lidhur me kërkesën tuaj për ushtrimin e të drejtave tuaja sa i përket përpunimit të të dhënave personale.
6.0. PËRDORIMI I COOKIES
Ky njoftim përshkruan se si Banka Ekonomike përdor cookies kur ju ndërveproni me ne në formën online përmes faqes sonë të internetit. Përdorimi i cookies është një praktikë e zakonshme e internetit. Cookies janë disa dosje teksti të cilat përmbajnë sasi të vogla të informacionit të cilat shkarkohen në pajisjen tuaj elektronike si kompjuter, telefon të mençur, tablet apo pajisje të tjera celulare kur ju vizitoni një faqe të internetit. Cookies mund të mbledhin informacion rreth juve dhe përdorimin e faqeve të internetit nga ana juaj. Ne kemi krijuar këtë njoftim me qëllim që të ju ofrojmë informata gjenerale lidhur me cookies.
Cookies janë të dobishme për shumë arsye, duke përfshirë lejimin e një faqe të internetit të njoh apo të mbaj në mend preferencat tuaja kur ju vizitoni një faqe internetit (p.sh. përzgjedhja e gjuhës). Këto informata përdoren për qëllime të sigurisë, për të lehtësuar shfletimin në faqen e internetit dhe të ju vendosim në sfond informacione më relevante lidhur me nevojat e juaja për të ju ofruar një përvojë më të mirë. Cookies gjithashtu përdoren për të pranuar infomacione statistikore lidhur me funksionimin e faqes së internetit për të siguruar funksionalitetin teknik të kësaj faqe të internetit.
Karakteristikat e Cookies
Çdo cookie përmban një kod unik dhe ruan preferencat tona në një faqe interneti që po shfletojmë, si p.sh. na ruan gjuhën tonë të preferuar për atë faqe në mënyrë që herën tjetër nuk kemi nevojë t`a zgjedhim përsëri të njëjtën gjë. Shfletuesi jonë i internetit ja dërgon çdo herë Cookies që i përkasin kësaj faqeje, këto cookies e lejon faqen e internetit të kujtojë preferencat tona sa herë që e vizitojmë. Kjo i lejon faqet e internetit dhe serverët të dallojnë një cookies nga një tjetër dhe preferencat që janë caktuar sepse çdo cookies ka kodin identifikues unik (Cookies ID). Duhet të rikujtojmë që këto veprime varen nga informacioni i ruajtur në atë cookies që i përket asaj faqe të caktuar.
Cookies kanë një periudhë të kohëzgjatjes. Cookies të cilat skadojnë në fund të një sesioni të shfletuesit quhen “Cookies të sesionit” ndërsa cookies të cilat qëndrojnë për një periudhë më të gjatë quhen “Cookies të qëndrueshme”. Mund të ketë Cookie të sesionit dhe/apo Cookie të qëndrueshme brenda cilësdo kategori të Cookies, përveç Cookies të vendndodhjes gjeografike të cilat janë vetëm cookies të sesionit.
Kategoritë e Cookies
Në vijim gjeni listën e llojeve të cookies të përdorura në faqen e internetit të Bankës Ekonomike.
Cookies teknikisht të domosdoshme
Këto lloje të cookies janë shumë të nevojshme për funksionimin e faqes sonë të internetit dhe nuk mund të kufizohet përdorimi i tyre. Faqja jonë e internetit nuk mund të funksionojë në mënyrë të duhur pa përdorimin e këtyre cookies. Cookies të domosdoshme gjithashtu identifikojnë gabimet apo rreziqet e mundshme në aspektin e sigurisë. Kjo kategori e cookies nuk mund të deaktivizohet. Në tabelën e mëposhtme ASP.NET_Sessionldn është cookie e domosdoshme.
Cookies funksionale
Këto lloje të cookies lejojnë faqen e internetit për të mbajtur në mend preferencat e vizitorëve të faqes duke përfshirë përzgjedhjen e gjuhës. Këto cookies ndihmojnë për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe të internetit.
Cookies analitike
Këto lloje të cookies janë cookies e një “pale të tretë” të cilat janë cookie ndihmëse për ne dhe na ofrojnë raporte analitike nga grumullimi i informacionit nga vizitorët në mënyrë anonime lidhur me performancën e faqes së internetit, na ofrojnë statistika sa i përket numrit të vizitorëve, një cookie e tillë është e vendosur në këtë faqe të internetit nga Google Analytics.
Cookie | Domeni | Përshkrimi | Lloji |
ASP.NET_SessionId | www.bekonomike.com | Kjo "cookie" është vendosur nga aplikacioni ASP.NET nga Microsoft dhe ruan të dhënat e sesionit gjatë vizitës së një përdoruesi në faqen e internetit | E nevojshme |
Universal Analytics(Google) _ga _gid _gat | www.bekonomike.com | Këto cookies përdoren për të mbledhur informacion rreth mënyrës se si vizitorët përdorin faqen tonë të internetit. Ne përdorim këtë informacion për të përpiluar raporte dhe për të na ndihmuar të përmirësojmë performancën e faqes së internetit. Këto cookies mbledhin informacion në një mënyrë që nuk identifikon drejtëpërdrejtë asnjë individ, përfshinë raportin statistikor të numrit të vizitorëve, prejardhjen e vizitorëve. Për më shumë informacion ju lutem të lexoni Njoftimin e Privatësisë nga Google https://support.google.com/analytics/answer/6004245 | Analitike |
Deaktivizimi i cookies
Ju mund të kontrolloni përdorimin e cookies që vendosen në pajisjen tuaj në shfletuesin tuaj të internetit të cilin e shfrytëzoni tek ‘Browser Settings’ ( Google Chrome, ,Mozilla FireFox, Microsoft Internet Explorer, Microsoft Edge, Opera, Apple Safari). Nëse deaktivizoni dhe bllokoni të gjitha cookie ju mund të shfletoni ende në faqen tonë të internetit mirëpo kjo mund të ndikojë në funksionalitetin e faqes.
7.0. Lidhja me faqet e tjera të internetit
Banka Ekonomike ndërvepron me klientët e saj edhe përmes platformave të rrjeteve sociale si Facebook®, Twitter®, YouTube® dhe LinkedIn®. Ky Njoftim i Privatësisë aplikohet vetëm për faqen tonë të internetit www.bekonomike.com, andaj nuk kemi asnjë ndikim në të dhënat që mbledhin dhe përpunojnë faqet e tjera të internetit.
Çdo përmbajtje që postoni në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të menaxhuara nga Banka Ekonomike si fotografitë, informacione, opinione ose ndonjë infomacion personal që ju vini në dispozicion edhe tek pjesëmarrësit të tjerë në këto rrjete sociale i nënshtrohen kushteve të përdorimit dhe njoftimeve të privatësisë së atyre platformave përkatëse.
Ju rekomandojmë që për faqet e tjera të interentit të lexoni njoftimet e tyre të privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale.
8.0. Kë mund të kontaktoj lidhur me informacione rreth përpunimit të të dhënave personale nga Banka Ekonomike?
Nëse mendoni se informacioni i përfshirë në këtë Njoftim të Privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes faqes së internetit nuk është i mjaftueshëm apo dëshironi që të paraqitni kërkesë për të ushtruar të drejtat e juaja sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale ju lutem na dërgoni kërkesën tuaj në formë të shkruar duke na kontaktuar përmes adresës sonë elektornike
[email protected] apo përmes postës në adresën Banka Ekonomike SH.A. Sheshi Nëna Terezë p.n., 10000, Prishtinë, Kosovë.
Në qoftë se ne nuk mund të ju identifikojmë në momentin kur parashtroni kërkesën tuaj mund të kërkojmë nga ju që të na ofroni një kopje të dokumentit tuaj identifikues, me anë të të cilit ne vetëm do të verifikojmë identitetin tuaj.
Përditësimet e këtij njoftimi
Ky njoftim i privatësisë mund të përditësohet kohë pas kohe për të qenë në pajtueshmëri me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse bëjmë ndryshime në këtë Njoftim të Privatësisë ne do të përditësojmë datën e fundit të rishikimit dhe do të ju njoftojmë përmes kësaj faqe të internetit.