Për Bankën
Banka Ekonomike është licencuar më 28.05.2001, ndërsa punën e ka
filluar në fillim të qershorit të po këtij viti. Nga momenti i licencimit,
Banka Ekonomike, ka pësuar ndryshime të rëndësishme, në të gjitha aspektet e
zhvillimit si Bankë me kapital
100 përqind vendor.
Për 23 vite, Banka Ekonomike ka luajtur një rol shumë të
rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetareve tanë.
Përgjatë dy dekadave operim, përmes produkteve kreditore kemi financuar nevojat
e klientëve tanë, si dhe kemi shërbyer me mijëra klientë me produkte dhe
shërbime bankare.
Për
të qenë sa më të qasshëm për klientët dhe duke i përcjellë kërkesat e tregut,
Banka
Ekonomike i kushton fokus të veçantë përmirësimit të kanaleve të distribuimit;
gjegjësisht rrjetit të degëve, qendrës së thirrjeve, bankomatëve (ATM), dhe
kujdesit ndaj klientit.
Banka Ekonomike ka një
rrjetë të zhvilluar në mënyrë graduale dhe të shpërndarë në gjithë
territorin e Kosovës. Banka Ekonomike aktualisht ka 32 njësi bankare, nga të
cilat, 7 degë janë në qendrat kryesore të Kosovës dhe 25
nëndegë gravitojnë nëpër njësitë më të vogla regjionale.
Duke qenë
Bankë me kapital 100 përqind vendor, gjatë rrugëtimit tonë 23 vjeçar kemi qenë
shumë të përkushtuar edhe në aspektin e përgjegjësisë sociale, e ky rol do të
vazhdoj të jetë edhe më aktiv në të ardhmen duke qenë afër kulturës, sportit,
shëndetësisë, edukimit, kategorive të margjinalizuara dhe iniciativave të cilat
ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe mirëqenien shoqërore.