Ju mundëson të keni qasje në bilancin e llogarisë suaj përmes telefonit mobil, në çdo kohë dhe sa herë që dëshironi.
Si funksionon SMS NJOFTIMI?
Nëse dëshironi që për shuma të vogla të transaksioneve të kryera në llogarinë tuaj të mos pranoni SMS, atëherë ju mund të caktoni shumën mbi të cilën dëshironi të informoheni.
Shembull: Nëse caktoni limitin për lajmërim 50.00 Eur, atëherë ju do të pranoni SMS-in pas çdo transaksioni mbi vlerën e lartpërmendur.
Në rast të humbjes së telefonit tuaj mobil, ju lutemi kontaktoni degën më të afërt të Bankës Ekonomike.