Një organizatë apo individ përdor "Phishing" ('peshkimin') nëse është duke u përpjekur në mënyrë të paligjshme të marrë informacione të ndjeshme personale nga ju si: ID tuaj të përdoruesit, fjalëkalimin, numrat e llogarisë bankare, numrat e kartës së kreditit etj.
Ata pastaj do të përdorin informacionin që ju keni dhënë për të hyrë në llogarinë tuaj për qëllime të paligjshme p.sh. kryejnë mashtrime, me karta krediti me numrat e kartës së kreditit që ju keni dhënë gabimisht për individin apo organizatën 'phishing'.