MasterCard Debit/Contactless është kartelë ndërkombëtare që lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse, duke ju ofruar një mënyrë të lehtë për qasje në llogarinë tuaj, në çdo kohë dhe sa herë që ju keni nevojë.
Nëse keni nevojë për para të gatshme, ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo Mastercard, në Kosovë dhe në mbarë botën.
Kartela MasterCard Debit gjithashtu është e përshtatshme për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo në botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjensione udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo MasterCard
Kjo teknologji e kartelave “pa kontakt” ofron mundësinë për blerje në çdo pikë të shitjes (POS terminal) në Kosovë dhe kudo në botë ku shfaqet logo contactless. Gjithashtu, Kartela MasterCard Debit mund të përdoret për blerje në internet.
MasterCard Debit ju ofron, juve si mbajtës të kartelës, kontroll të plotë të shpenzimeve. Çdo veprim që bëni me kartelë pasqyrohet në gjendjen e llogarisë tuaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni.
Limitet për pagesa me kartela “pa kontakt” janë të përcaktuara nga brendet MasterCard dhe VISA. Limiti për transaksion me kartelë, pa pasur nevojë të shtypet PIN-i, me kartelë Mastercard është 40€, derisa për kartelë VISA është 40€. Për të gjitha pagesat mbi këto limite kërkohet PIN-i gjatë blerjes.
Të gjitha pagesat e realizuara në POS Terminalet në Kosovë janë pa provizion.