Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.
 
Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojë pune të mëparshme.
 
Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
 
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja të cilat do të mbështeten në aspektin e:
  • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.
 
NDËRMJETËSUESIT
Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., TEB Sh.A.
 
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?  
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:  
  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,  
  • NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit , 
  • NMVM-të me përvojë nga dita e parë e regjistrimit deri në 12 muaj eksperiencë,
  • Një huamarrës i kualifikuar duhet të ketë të paktën në pronësi një qytetarë privatë ose banorë të përhershëme të Kosovës, 
  • NMVM–të  që kanë më pak se 250 punonjës. 
 
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA START-UP?  
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Start-Up:  
  • Shuma minimale e kredisë është EUR 3000,
  • Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
  • Shuma maksimale e garancisë është 40,000 EUR,  
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 60 muaj,  
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues, 
 
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?  
  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë,
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 40%,  
  • Tipi i garancisë: Revolvues, 
 
CILAT JANË PËRFITIMET?  
 
Për NMVM-të  
  • Rritje e qasjes në financa, 
  • Kushte më të favorshme për ndërmarrësit që do të vijojnë trajnimin e ofruar nga FKGK, 
  • Potencialisht norma preferenciale të interest,  
  • Reduktim i kolateralit,  
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,  
  • Qëndrueshmëri e biznesit,  
Për Institucionet e Regjistruara Financiare 
  • Ulje e kostos së rrezikut, 
  • Lirimi i kapitalit 
  • Mbulimi i humbjeve në tërësi, 
  • Ulje e rrezikut kreditor,  
  • Rritje e portofolit kreditor, 
  • Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera, 
 
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
  • Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
  • Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse binzesi  i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.