Shpend Luzha
Shpend Luzha Kryeshef Ekzekutiv Z. Luzha është emëruar në Bord të drejtorëve të Bankës Ekonomike në Maj 2015. Që nga viti 2015 ai ka shërbyer edhe si kryetar i Bordit si dhe komitete të ndryshme të nivelit të Bordit. Duke filluar nga prilli i vitit 2021, Z. Luzha u caktua si Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike. Më parë ishte i angazhuar  afro shtatë vite në  Raiffeisen Kosovë, ku pozitën e fundit aty e kishte si Drejtor Ekzekutiv dhe Kryesuses i bordit menaxhues të dy kompanive të Raiffaisen Lizing Kosova dhe Raiffeisen Insurance Broker Kosova ku udhëhoqi procesin e themelimit të të dy kompanive.
 
Më herët gjatë karierës së tij, Z. Luzha kaloi afro katër vite nëpër funksione të niveleve të mesme në biznese të derivateve financiare në kompanitë e njohura si Merill Lynch (tani pjesë e Bank of America) në Nju Jork dhe Deutsche Bank Nju Jork. Z. Luzha ka diplomë të Universitetit Brauch College CUNY në Financa dhe Investime.
Hamide Pacolli Gashi
Hamide Pacolli Gashi Zv. Kryeshefe Ekzekutive
Znj. Pacolli Gashi u emërua Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e Bankës Ekonomike në Prill 2012. Znj. Pacolli Gashi ka një karierë të pasur mbi 12 vjeçare në industrinë financiare. Ajo punoi në kompaninë e sigurimeve “SIGURIA” që nga viti 2003 deri në 2007 nëpër pozita të ndryshme duke filluar nga Asistente e Udhëheqësit të Financave e deri në Kryesuese e Departmentit të Kontabilitetit. Për 5 vite ishte anëtare e komitetetit të pagesave në shoqatën e bankave të Kosovës, gjithashtu vazhdon të jetë  anëtare e Grupit SWIFT të Kosovës.
 
Aftësitë e veta akademike e profesionale i pasuroi me shkollimin e saj në CIA-Instituto Interlingue e di Commercio në Zvicër si dhe mori diplomën në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik Banka dhe Financa. Poashtu vijoi trajnime në fushën e kontabilitetit në shoqëritë e sigurimeve në Malta Training Center, poashtu vijoi kurse në fushën e menaxhimit të keshit në RZB Vienna.
 
U çertifikua nga MasterCard Europe, Waterloo, Belgium – Maj 2010 dhe pastaj Visa First, London, UK – Qershor 2010 për çështjet operacionale dhe karakteristikat e kartelave ndërkombëtare MasterCard dhe Visa. Si dhe vijoi trajnime të shumta në Asociacionin e Bankave të Kosovës. Znj. Pacolli Gashi iu bashkua Bankës Ekonomike në Mars 2007 fillimisht si Kryesuese e Departmentit të Auditimit të Brendshëm, për të kaluar pastaj në pozitën Drejtoreshë e Operacioneve.
 
Arijan Haxhibeqiri
Arijan Haxhibeqiri Zv. Kryeshef Ekzekutiv
Z. Haxhibeqiri ka karrierë të gjatë mbi 16 vite në industrinë bankare në Kosovë, e cila i ka mundësuar të zhvilloj aftësitë e udhëheqjes duke qenë përgjegjës për pozita të larta menaxhuese.
 
Fillimisht Z. Haxhibeqiri ishte i punësuar në Misionin diplomatik Francez, për të vazhduar tutje me OSBE duke kontribuar në vlerësimin e kushteve të sigurisë dhe infrastrukturës, për ngritjen e misionit të ri të OSBE-së.
 
Më pastaj, në Bankën Procredit ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si: Kryesues Rajonal i Korporatës, Menaxher Rajonal i Gjilanit dhe Kryesues i Departamentit të Cilësisë se Portfolios ku arriti rezultate të mira të cilat kanë reflektuar edhe me zhvillimin e karrierës.
 
Zt. Haxhibeqiri ka diplomuar në Ekonomi – Universiteti i Prishtinës dhe aktualisht është duke ndjekur studimet e Masterit në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar programin 1-vjeçar në Akademinë Rajonale të Procredit Bankes në Veles të Maqedonisë si dhe programin 3 vjeçar në akademinë e Procredit Bankes në Frankfurt të Gjermanisë (programi për Menaxher/Lider). Për më shumë, Z.Haxhibeqiri vijoi shumë seminare dhe kurse profesionale ndërkombëtare që pa dyshim ndihmuan në ndërtimin e tij profesional.