E-banking është produkt i cili është dizajnuar me qëllim të bankimit online, që ju mundëson qasje të lehtë dhe të sigurt në llogarinë tuaj bankare.
E-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Me këtë shërbim ju kurseni kohën tuaj duke i kryer transaksionet bankare në çdo vend dhe në çdo kohë, nga shtëpia apo zyra juaj, mjafton që të keni qasje në internet. E-banking ju mundëson:
- Pasqyrën e saktë të të gjitha mjeteve me të cilat dispononi në llogarinë tuaj
- Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
- Realizimin e transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare në valuta të ndryshme
- Kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave komunale (rrymë, ujë, telefon, etj..)
- Kryerjen e pagesave të doganës
- Konfirmimin elektronik për të gjitha transakcionet e kryera në E-banking
- Menaxhimin e kredit kartelave tuaja
Si të aplikoni?
E tëra që ju nevojitet është të vizitoni njërën nga degët tona dhe çdo gjë kryhet brenda pak minutash.