Çka është E-Banking

E-banking është produkt i cili është dizajnuar me qëllim të bankimit online, që ju mundëson qasje të lehtë dhe të sigurt në llogarinë tuaj bankare.

 

E-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

 

Me  këtë shërbim ju mund të lidheni në shumë kontrata dhe të autorizoni disa persona me nivele të ndryshme të autorizimit.

 

E-banking ju mundëson:

Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja.

Menaxhimin e kredit kartelave.

Realizimin e transfereve vendore dhe ndërkombëtare.

Realizimin e pagesave të doganës, taksave, kontributeve pensionale, si dhe të gjitha pagesat komunale.

 

 

Si të aplikoni?

E tëra që ju nevojitet është të vizitoni njërën nga degët tona dhe ju mund të aktivizoni produktin brenda pak minutash.