Teknikat e zakonshme që janë përdorur nga mashtruesit phishing përfshijnë, por nuk kufizohen, në:
Duke dërguar e-mail përdorin adresa të rreme të e-mail, llogot grafikat dhe tekstet të ngjashme si web sajti i bankës ose e-maili jonë me qëllim që të ju mashtrojnë dhe të mbledhin informata të ndjeshme.
- Ndryshojnë emrat e domainit në mënyrë që të duken si ajo që ne përfaqësojmë: @bekonomike.com
- Tentojnë të ju qasen informacioneve private përmes një ose më shumë metodave, të tilla si hyperlinks në faqet e internetit të rreme ose forma të drejtëpërdrejta në email.
Për shembull, ju mund të merrni një email që pretendon të jetë nga Banka Ekonomike që ju pyet për të klikuar mbi një lidhje (link) të një faqeje interneti brenda emailit për qëllim të ndryshimit apo përditësimit të informacioneve dhe kredencialeve tuaja të ndjeshme për ndonjë arsye të caktuar. Kur ju klikoni në linkun, ju do të drejtoheni në një web faqe të rremë që mund të duket mjaft e ngjashme me atë të Bankës dhe ku do të kërkohet nga ju dhënia e informatave tuaja të ndjeshme.
E-mailat si këto mund të duken mjaft të sofistikuara dhe të përmbajnë madje edhe dizajnin e logot tona. Asnjëherë, mos u besoni atyre.
Për çështje të sigurisë Banka Ekonomike kurrë nuk do të ju dërgoj një email duke kërkuar që ju të shënoni të dhënat e juaja personale.
Si mundet që këto emaila mashtrues të duken të ngjashme si faqja e e-bankingut të faqes tonë?
Ajo është relativisht e thjeshtë për ta bërë një faqe interneti të duket ngjashëm si një faqe legjitime e ndonjë organizate duke e kopjuar pamjen e faqës nga interneti .