Banka Ekonomike ju ofron produkte kreditore tejet fleksibile dhe të përshtatshme Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme me qëllim që të ngritjes së aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve të juaja gjë që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Fleksibiliteti i produkteve kreditore të dedikuara për Ndërmarrje të vogla dhe të mesme shprehet në maturitete të ndryshme, këstet e rregullta apo jo të rregullta dhe grejs periudha të cilat janë të bazuara kryesisht në kapacitetin finaciar të biznesit dhe në specifikat e planit investiv. Kredive afat-shkurtra do ju lejohen kryesisht për financimin e kapitalit punues dhe kapital reprezentativ punues. Ndërsa për kreditë për asete fikse, renovim, ndërtim apo blerje të pasurive të paluajtshme (lokale afariste, tokë, objekte banimi) afati i maturimit mund të jetë afatgjatë.
Pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mund të aplikojnë për të gjitha produktet kreditore për individ të përshkruara në pjesën e shërbimeve për klient individual.
Shuma minimale e kredisë:
- Prej € 100,001
- Kapital punues dhe kapital punues reprezentativ,
- Mjete themelore
- Kredi për renovim, ndërtim apo blerje të pasurive të paluajtshme (lokale afariste, tokë)
- Mikse
- Si klient individual vlejnë të gjitha produktet të cilat janë të listuara në “Pjesën e produkteve për klientët Individual”
Maturiteti i kthimit të kredisë:
- Mjete për kapital qarkulluese deri në 36 muaj
- Mjete themelore deri në 84 muaj,
- Renovim të objekteve afariste, banesore, blerje të patundshmërive deri 120 muaj
Grejs Periudhë:
- Deri në 12 muaj për biznese
- Deri në 18 muaj për agrobiznese
- I rregullt ose jo i rregullt
- Nuk kërkohet garantues.