Valon Lluka
Valon Lluka Kryesues i Bordit të Drejtorëve
Z. Lluka është emëruar Kryetar i Bordit në Bankë Ekonomike në Qershor 2021.
Valon Lluka është poashtu Drejtor Ekzekutiv i Mabetex Holding SHA, përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve të shoqërisë në fjalë dhe të gjitha shoqërive që janë pjesë e Mabetex Holding SHA. Këtë pozitë Lluka mban nga viti 2012. 
 
Gjatë eksperiencës së tij profesionale, Lluka ka dëshmuar aftësi për të udhëhequr projekte të fushave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Zvicër, Kazakistan, Emirate të Bashkuara Arabe, Republika e Ganës, Nigeri.
 
Me një eksperiencë 13 vjeçare bankare, duke filluar nga pozita të ndryshme mbikëqyrëse në ProCredit Bank, Kosovë, pastaj në ProCredit Bank, Shqipëri dhe duke vazhduar në pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Ekonomike në Kosovë për 5 vite, Lluka ka kontribuar në zhvillimin e sektorit bankar, si një sektor i ri i pasluftës në Kosovë.
 
Lluka është emëruar në vitin 2015, konsull nderi i Republikës së Ganës në Republikën e Kosovës. Gjatë periudhës sa mban këtë pozitë, Lluka ka punuar shumë afër me bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë duke ofruar mundësi të ndryshme të bërit biznes në Republikën e Ganës.
 
Ai, gjithashtu ishte i angazhuar si anëtar bordi i Odës Ekonomike Amerikane, Shoqatës së Bankave në Kosovë, Swiss Diamond Hotel dhe Hirano Mushroom LLC.
 
Lluka është bashkë-autor i librit profesional “Paraja, Bankat dhe Tregjet Financiare”.
Lirim Shulina
Lirim Shulina Zëvendës Kryesues
Z. Shulina është Drejtor Financiar në EXCLUSIVE GROUP ( MAXI HIPERMARKET, NEXT, EXCLUSIVE Pharma, EXCLUSIVE, MCCROFT TOBACCO)  ku është përgjegjës për Organizimin dhe mbikëqyrjen në të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda Korporatës; Raportimi ndaj bordit dhe aksionarëve të Korporatës; Organizimi dhe përpilimi i politikave të Kontabilitetit. Përgatitjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare të korporatës Përgaditjen e Pasqyrave Financiare, Pasqyra e të ardhurave, Bilanci i gjendjës, Raportet për aksionarët e korporatës, Raportet e Taksave. 
 
Zt Shulina ka përvojë të lakmueshme në sektorin financiar që e përfitoi nga përvojat si: HOTEL ILIRIA Drejtor Financiar , PHOENIX Pharma L.L.C si Konsulent Financiar ku bëri bashkimin e kompanive EVROPA LEK PHARMA dhe PHOENIX Pharma “L.L.C., Përgaditja e planit të bashkimit dhe marrëveshjes së bashkimit . Përgaditja e Pasqyrave Finciare dhe bashkimi në një kompani të mbijetuar në PHOENIX Pharma “L.L.C. pastaj Mccroft Tobacco Kosovo L.L.C Përgatitjen e planeve investive në procesin e prodhimit. Menaxhimi i Investimeve sipas Kontratës së Privatizimit me AKP-në. Raportimi zyrës për Monitorim në Agjensionin e Privatizimit. 
Njomza Hoxha
Njomza Hoxha Anëtare
Znj. Hoxha është emëruar në Bord të Drejtorëve të Bankës Ekonomike në maj të vitit 2018. Karrierën e filloi në departamentin e auditmit pranë Deloitte në Prishtinë ku dhe arriti pozitën Senior. Në kuadër të këtij angazhimi ajo ka audituar institucionet financiare duke përfshirë bankat, institucionet financiare jobankare dhe mikrofinanciare,  kompani të sigurimit, institucione qeveritare të nivelit qendror dhe lokal, organizata joqeveritare, biznese të mëdha private, etj. Më pas karrierën e vazhdoj në fushën e konsulencës si Projekt Menaxhere dhe Analiste e lartë duke implementuar projekte me ndikim në zhvillim ekonomik në vend.
 
Që nga viti 2015 është e angazhuar si specialiste dhe konsulente financiare në projekte të financuara përmes donatorëve të ndryshëm si Banka Botërore dhe USAID të implementuara nga institucioneve publike të nivelit qendror. Për më shumë, znj. Njomza është dhe vlerësuese e pronave të paluajtshme me licencë të shkallës 1A ku ishte e angazhuar dhe në “ProCredit Bank” Sh.a. Tani këtë profesion e ushtron duke bashkëpunuar me Gjykata, persona fizik dhe juridik.
 
Znj. Hoxha posedon titullin Master për Banka, Financa dhe Kontabilitet pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. 
Albulena Shala
Albulena Shala Anëtare
Albulena Shala ka përfunduar studimet BA dhe MA për Banka dhe Financa, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit
të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në vitin 2018, ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e sektorit bankar në
Fakultetin Ekonomik (UP). Albulena ka përfunduar vitin e parë për Teknik të Kontabilitetit në SCAAK.
 
Ka mbi dhjetë vite që punon si ligjëruese në institucione të arsimit të lartë publike dhe private. Aktualisht është
Profesor asistent në Fakultetin Ekonomik të UP. Ligjëron lëndët në nivelin BA dhe MA në fushën e bankave dhe
financave: Bankat dhe afarizmi bankar, Menaxhmenti bankar, Teknologjia financiare, Financat Digjitale,
Instrumente Derivateve. Nga viti 2021, është eksperte e jashtme ne COST ACTION 19130 ((CA19130 - Fintech and
Artificial Intelligence in Finance - Towards a transparent financial industry (FinAI)). Nga muaj gusht i vitit 2024
është emëruar anëtare në Bord të Drejtorëve të Bankës Ekonomike.
 
Ka marrë pjesë si anëtare e komiteteve shkencore dhe organizative në shumë konferenca ndërkombëtare, si psh:
Women in Fintech and AI 4, "Women in Fintech III Conference", “Women in Fintech and AI II Conference”,
“Women in Fintech”, etj. Ka të publikuar disa publikime shkencore në revista ndërkombëtare në fushën e sektorit
bankar, teknologjisë financiare dhe ESG.
Shpend Luzha
Shpend Luzha Kryeshef Ekzekutiv
Z. Luzha është emëruar në Bord të drejtorëve të Bankës Ekonomike në Maj 2015. Që nga viti 2015 ai ka shërbyer edhe si kryetar i Bordit si dhe komitete të ndryshme të nivelit të Bordit. Duke filluar nga prilli i vitit 2021, Z. Luzha u caktua si Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike. Më parë ishte i angazhuar  afro shtatë vite në  Raiffeisen Kosovë, ku pozitën e fundit aty e kishte si Drejtor Ekzekutiv dhe Kryesuses i bordit menaxhues të dy kompanive të Raiffaisen Lizing Kosova dhe Raiffeisen Insurance Broker Kosova ku udhëhoqi procesin e themelimit të të dy kompanive.
 
Më herët gjatë karierës së tij, Z. Luzha kaloi afro katër vite nëpër funksione të niveleve të mesme në biznese të derivateve financiare në kompanitë e njohura si Merill Lynch (tani pjesë e Bank of America) në Nju Jork dhe Deutsche Bank Nju Jork. Z. Luzha ka diplomë të Universitetit Brauch College CUNY në Financa dhe Investime.