Z. Lluka është emëruar Kryetar i Bordit në Bankë Ekonomike në Qershor 2021.
Valon Lluka është poashtu Drejtor Ekzekutiv i Mabetex Holding SHA, përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve të shoqërisë në fjalë dhe të gjitha shoqërive që janë pjesë e Mabetex Holding SHA. Këtë pozitë Lluka mban nga viti 2012.
Gjatë eksperiencës së tij profesionale, Lluka ka dëshmuar aftësi për të udhëhequr projekte të fushave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Zvicër, Kazakistan, Emirate të Bashkuara Arabe, Republika e Ganës, Nigeri.
Me një eksperiencë 13 vjeçare bankare, duke filluar nga pozita të ndryshme mbikëqyrëse në ProCredit Bank, Kosovë, pastaj në ProCredit Bank, Shqipëri dhe duke vazhduar në pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Ekonomike në Kosovë për 5 vite, Lluka ka kontribuar në zhvillimin e sektorit bankar, si një sektor i ri i pasluftës në Kosovë.
Lluka është emëruar në vitin 2015, konsull nderi i Republikës së Ganës në Republikën e Kosovës. Gjatë periudhës sa mban këtë pozitë, Lluka ka punuar shumë afër me bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë duke ofruar mundësi të ndryshme të bërit biznes në Republikën e Ganës.
Ai, gjithashtu ishte i angazhuar si anëtar bordi i Odës Ekonomike Amerikane, Shoqatës së Bankave në Kosovë, Swiss Diamond Hotel dhe Hirano Mushroom LLC.
Lluka është bashkë-autor i librit profesional “Paraja, Bankat dhe Tregjet Financiare”.