Master Card Contactless  Flexi
MasterCard Contactless Flexi është kredit kartelë e cila ju mundëson qasje në llogarinë tuaj, në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
 
Nëse keni nevojë për para shtesë në llogarinë tuaj atëherë kredit kartelat janë zgjidhja e duhur për ju.
 
Kartela MasterCard Flexi gjithashtu është e dedikuar për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo nëpër botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjensi udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo MasterCard.
 
Ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo MasterCard, në Kosovë si dhe në mbarë botën. Me kredit kartelën MasterCard Flexi ju gjithashtu mund të bëni blerje mallrash apo shërbimesh përmes internetit.


Përparësitë dhe përfitimet: Përdorim në pika të shitjes (POS terminale) dhe në bankomate (ATM) në mbarë botën

•   Qasje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë

•   Blerje e mallrave/shërbimeve në pika të shitjes (POS) të Bankës Ekonomike me KËSTE PA KAMATË

•   Fiton BONUS pikë deri në 1% tek tregtarët që janë pjesë e programit të bonuseve

•   Blerje e mallrave dhe shërbimeve përmes internetit

•   Shfrytëzimi i limitit kreditor në përputhje me kërkesat tuaja

•   45 ditë afat për të paguar detyrimin

•   Pagesë minimale mujore 10% e detyrimit total për atë muaj

•   Pagesa minimale 10% e detyrimit mujor

•   Tërheqje e parave të gatshme deri në 50% të limitit të kredit kartelës

•   Menaxhim i lehtë i kartelës përmes e-banking

Përfitimet e përdorimit të teknologjisë së kartelave “pa kontakt“ janë:
• Pagesat realizohen me lehtësi,
• Pagesat realizohen shpejt (nuk është i nevojshëm lexim i kartelës nga POS apo vendosja e PIN-it),
• Pagesat realizohen sigurt.
Instruksionet për përdorimin e kartelave Vendoseni kartelën brenda bankomatit (ATM-it) dhe më pas zgjidhni gjuhën që preferoni (shqip ose anglisht)

Pasi keni zgjedhur gjuhën e preferuar, shtypni kodin e kartelës (PIN-in).

Pasi keni shtypur kodin e kartelës (PIN-in), zgjidhni opsionin për veprimin që ju dëshironi të kryeni (tërheqje parash, bilanci i gjendjes së llogarisë, etj).

Bankomati (ATM-i) gjithmonë shfaq zgjedhjen e dëshiruar, prandaj thjeshtë ndiqni udhëzimet në ekran.

Realizimi i pagesave përmes teknologjisë “pa kontakt”:

• Për realizmin e blerjeve nevojitet që kartela dhe POS terminali ku kryhet transaksioni të jenë të licencuar me teknologjinë (NFC – Near Field Communication) ku pagesat kryhen përmes valëve radio magnetike.

• Realizimi i pagesave mundësohet në distancë të afërt ku komunikimi bëhet përmes teknologjisë së antenës e cila është e vendosur në kartelë.

• Përdoruesi me rastin e pagesës e ofron kartelën në distancë të afërt (deri 4 cm) me POS terminal dhe për shuma deri në limite të caktuara transaksioni realizohet pa vendosje të PIN-it apo nënshkrimit në faturë.


Instruksionet për përdorimin e kartelave në pika të shitjes (POS terminale)
  • Për të kryer një blerje në një pikë të shitjes (POS terminal) duhet thjeshtë të kalohet kartela në terminal (nga ju ose shitësi).
  • Pastaj, duhet të shtypet kodi i kartelës (PIN-i ) nga ana juaj.
  • Pasi keni kaluar kartelën në pikëshitje (POS terminal), transaksioni kryhet me sukses, atëherë shitësi duhet t’ju jap një faturë për të firmosur e cila i mbetet tregtarit dhe një faturë të dytë të cilën duhet ta mbani ju.
Instruksionet për përdorimin e kartelave në internet
  • •   Për të kryer një blerje në internet ju fillimisht duhet ta zgjedhni llojin e kartelës

  • •   Më pas duhet të shënohet numri i kartelës, emri i kartëmbajtësit si dhe data e skadimit të kartelës

  • •   Dhe në fund shënohet kodi treshifror CVC (për kartelat MasterCard) ose CVV2 (për kartelat Visa), i cili gjendet në pjesën e prapme të kartelës

  • (Për blerje në internet PIN kodi nuk shënohet asnjëherë. PIN kodi përdoret vetëm për blerje në pika të shitjes (POS terminale) dhe për tërheqje në bankomat)

  • Që të pajiseni me këto kartela ju duhet të keni llogari të hapur në Bankën Ekonomike.