SMS BANKING

SMS NJOFTIMI
 
Ju mundëson informimin mbi ndryshimet e bilancit të llogarisë suaj, përmes SMS-it në telefonin tuaj mobil pas çdo transaksioni (ndryshimi në llogari).
Si funksionon SMS NJOFTIMI?
 
Nëse dëshironi që për shuma të vogla të transaksioneve të kryera në llogarinë tuaj të mos pranoni SMS, atëherë ju mund të caktoni shumën mbi të cilën dëshironi të informoheni.
Shembull: Nëse caktoni limitin për lajmërim 50.00 Eur, atëherë ju do të pranoni SMS-in pas çdo transaksioni mbi vlerën e lartpërmendur.
Në rast të humbjes së telefonit tuaj mobil, ju lutemi kontaktoni degën më të afërt të Bankës Ekonomike.