Huazimet
Huazimi është një produkt tjetër kreditor shumë fleksibil që i ofrojmë biznesit tuaj me veprimtari sezonale për qëllim të financimit të projekteve të veçanta të cilat pritet të gjenerojnë fluks më të madh të të hyrave në një periudhë të caktuar.
 
Plani i pagesës tek huazimet mund të lidhet si marrëveshje e pagesës vetëm të interesit deri në fund të maturitetit kur paguhet edhe kryegjëja ose pagesa me një këst vetëm të kryegjësë dhe interesit në afatin e maturimit.
 
Shuma minimale e huazimit:
- Prej €1,000
 
Destinimi:
- Kapital punues dhe mjete fikse
 
Afati i kthimit:
- 12 muaj për Mikro biznese
- 18 Muaj për agro-biznese me sezonalitet të theksuar
 
Plani i pagesës:
- Pagesa e vetëm interesit deri në fund të maturitetit kur paguhet edhe principali
- Në fund të maturitetit principali së bashku me interesin nëse ka interes të papaguar
 
Garantues:
- Edhe pa garantues për shumat deri në €20,0000
 
Kolaterali:
- Edhe pa hipotekë për shumat > €50,000