Banka Ekonomike Sh.A. (“ne”, “banka”) është e përkushtuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë tuaj. Kjo Politikë e Privatësisë sqaron mënyrën se si ne i mbledhim, përdorim, shpalosim dhe i ruajmë të dhënat tuaja kur ju e shfrytëzoni aplikacionin tonë bankar mobil (App). Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë politikë në mënyrë që të kuptoni praktikat tona në raport me të dhënat tuaja personale dhe mënyrën se si ne i trajtojmë ato.
1.0.Informacioni që ne mbledhim 
 
Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë llojet e të dhënave tuaja si në vijim:
 
- Të Dhëna Personale:
 
“Të Dhënat e Llogarisë Bankare”: Emri, mbiemri, data e lindjes, email adresa, numri i telefonit, adresa postare, si dhe të dhëna tjera identifikuese të ndërlidhura me llogarinë tuaj bankare.
“Të Dhëna Identifikuese”: Numrin personal të letërnjoftimit/ID, numrin e pasaportës, apo ndonjë numër tjetër identifikues tuaj të lëshuar nga organet shtetërore kompetente.
“Të Dhëna Kontaktuese”: Numër telefoni, email adresa.
“Informata të Transaksioneve”: Regjistrime të transaksioneve tuaja, gjendje të llogarive dhe historikun e transaksioneve.
“Të Dhëna të Identifikimit/Autentifikimit”: Shfrytëzuesi/Username, fjalëkalimi, pyetjet e sigurisë, si dhe informata dhe të dhëna tjera të ndërlidhura me sigurinë.
 
- Të Dhëna të Paisjes:
 
“Të Dhëna të Paisjes”: Të dhëna për paisjen tuaj,  IP adresën, modelin e paisjes, sistemin operativ dhe të dhëna për rrjetin e paisjes.
“Të Dhëna të Shfrytëzimit”: Të dhëna lidhur me mënyrën e pëdorimit tuaj të Aplikacionit, përfshirë numrin e qasjeve, faqet e vizituara si dhe linqet e klikuara.
 
- Të Dhëna të Vendndodhjes:
 
Të Dhëna të Vendndodhjes/Lokacionit”: Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhëna lidhur me lokacionin tuaj duke përdorur teknologjinë IP adresën apo mekanizma tjerë për identifikimin e vendndodhjes/lokacionit.
 
- Cookies dhe Teknologjia e Gjurmimit:
 
Ne mund të shfrytëzojmë (cookies) dhe teknolongji të ngjashme për të gjurmuar aktivitetin e shfrytëzuesit dhe të mbledhim të dhëna lidhur me mënrë e përdorimit të Aplikacionit. 
 
 
2.0. Si i shfrytëzojmë ne të dhënat tuaja 
 
Ne i shfrytëzojmë të dhënat e mbledhura për qëllime të ndryshme, përfshirë:
Për të ofruar shërbime: Të lejojmë dhe mundësojmë qasjen tuaj dhe shfrytëzimin e shërbimeve tona bankare.
Për të përmirsuar shërbimet tona: Për të kuptuar se si është duke u shfrytëzuar Aplikacioni jonë, të përmirsojmë eksperiencën e shfrytëzuesve dhe të zhvillojmë mundësi të reja të përdorimit.
Për të komunikuar me juve: Për të ju dërguar përditësime, njoftime si dhe informata tjera të ndërlidhura me llogarinë, aplikacionin dhe shërbimet tona.
Për të ofruar siguri: Për të verifikuar identitetin tuaj, parandaluar mashtrimet dhe për të ofruar siguri të Aplikacionit dhe shërbimeve tona. 
Për të qenë në pajtueshmëri me obligimet ligjore: Për të qenë në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme, rregulloret dhe proceset tjera ligjore.
 
 
3.0. Si i ndajmë të dhënat tuaja 
 
Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime të tyre të marketingut. Ne mund ti ndajmë të dhënat vetëm në rastet si në vijim:
Me Ofrues Shërbimesh: Palë të treta që ofrojnë shërbime për Bankën, siç janë hapësirat e ruajtjes së të dhënave, procesimi i pagesave dhe transfereve, si dhe mbështetje të klientëve.
Palë të ndërlidhura: Kompani të ndërlidhura me korporatën tonë për shfrytëzim të brendshëm administrativ.
Autoritete shtetërore: Kur kërkohet sipas ligjit apo për të mbrojtur të drejtat tona, privatësinë, sigurinë apo pronën.
 
 
4.0. Siguria e të Dhënave 
 
Ne kemi në zbatim masa të duhura teknike dhe organizative për të ruajtur të dhënat tuaja personale nga qasja e pa autorizuar, shfrytëzimi, shpalosja, humbja apo shkatërrimi i të dhënave tuaja personale. Gjithsesi, ju lutemi të përkujdeseni dhe të siguroheni që: i) të ndryshoni fjalëkalimet tuaja rregullisht ; ii) mos i ndani të dhënat e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin me asnjë person tjetër ; iii) mos tentoni të qaseni në aplikacionin tuaj bankar nëpërmjet linqeve.
 
 
5.0. Mbajtja e të Dhënave
 
Ne do ti mbajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur dhe/apo për aq kohë sa është e kërkuar me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme.
 
 
6.0. Të Drejtat e Juaja
 
Ju keni të drejta të caktuara lidhur me të dhënat tuaja personale, përfshirë:
Qasjen: Ju keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale të cilat ne i kemi të mbledhura për juve.
Korrigjimin: Ju keni të drejtë të kërkoni përmirsimin e ndonjë të dhëne tuaj personale të pasaktë.
Fshirjen: Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen dhe shkatërrimin e të dhënave tuaja personale në disa rrethana të caktuara.
Kundërshitimin: Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale p.sh. për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
 
 
7.0. Faqet e Internetit dhe Shërbimet e Palëve të Treta 
 
Aplikacioni jonë mund të përmbajë linqe të faqeve të internetit dhe shërbimeve të palëve të treta e të cilat nuk mbahen dhe kontrollohen nga ne. Ne ju inkurajojmë të verifikoni politikat e privatësisë për të gjitha faqet e internetit dhe shërbimeve të palëve të treta para se të ofroni ndonjë të dhënë tuaj personale.
 
 
8.0. Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë 
 
Ne mund të përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë kohë pas kohe. Cdo ndryshim do të vendoset në këtë faqe me datën efektive të përditësimt. Ne ju inkurajojmë të rishikoni këtë Politikë të Privatësisë kohë pas kohe dhe të jeni të informaur lidhur me atë se si ne i trjajtojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja.
 
 
9.0. Na kontaktoni
 
Nëse keni ndonjë pyetje, pa qartësi apo shqetësim lidhur me këtë Politikë të Privatësisë apo praktikat tona të privatësisë, ju lutemi të na kontaktoni në:
Banka Ekonomike Sh.A.
Email Kontaktues: [email protected] ose [email protected]   
Numrat e Telefonit Kontaktues: +383(0) 49 733 322 ;  080050505 ; +383(0) 38 500 500
Adresa Postare: Sheshi Nëna Terezë p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë.
Ju mund të kontaktoni gjithashtu edhe Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në: