Nëpërmjet depozitave me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit. Depozita me afat është kursim dhe investim i juaji në normat më të larta të interesit në kategorinë e kursimeve ku njëkohësisht do të pëfitoni:
- Periudha fleksibile të maturitetit nga 1 muaj deri në 60 muaj
- Nuk ka provizion për hapje apo mirëmbajtje të llogarisë
- Ripërtërirje automatike e kontratës
- Siguri të mjeteve tuaja
Po ashtu, Banka Ekonomike ju ofron mundësi të shumta të afatizimit si:
Afatizim automatik me dy mundësi :
• Riafatizim i kapitalit + kamata
• Afatizim vetëm i kapitalit, ndërsa kamata bartet në llogari rrjedhëse
Kamata e fituar në mënyrë automatike mund të bartet në llogari tjera në Bankën Ekonomike si:
llogari të kursimit, rrjedhëse etj.
Kredi me mbulesë
Krahas depozitave me afat, ju mund të merrni kredi me interes shumë të volitshëm (kredi e mbuluar me depozitë). Përdorimi si mbulesë për kreditim gjatë periudhës sa është aktive depozita.