GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra ka për qëllim të mbështes qasjen në financa duke mbështetur IRF-të për financimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë.


 
PARTNERËT FINANCIARË janë:
Banka Ekonomike
Banka Kombëtare Tregtare (BKT Kosova)
Banka për Biznes Sh.A.
NLB Banka Sh.A.
ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
TEB Sh.A.
 
CILAT NMVM KUALIFIKOHEN? 
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë;
NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni
NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit
Një huamarrës i kualifikuar duhet të ketë të paktën në pronësi një qytetarë privatë ose banorë të përhershëm të Kosovës
NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës
 
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 
Garancitë do të ofrohen për shumën deri në  70% të kryegjësë së kredisë.
Kufiri maksimal i humbjes do të jetë  30%
Tipi i garancisë: Revolvues.
 
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW? 
Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
Shuma maksimale e kredisë është  deri në 3,000,000 euro.
Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është  deri në 7,000,000 euro.
Shuma maksimale e ekspozimit të garancisë është  1,000,000 euro.
Maturiteti i kredisë së garantuar deri 120 muaj.
Qëllimi i kredisë ti dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kW.
CILAT JANË PËRFITIMET? 
Për NMVM-të
 
Rritje e qasjes në financa.
Ndikim i ulët në mjedis.
Zvogëlim i faturave të energjisë elektrike.
Kushte më të favorshme të kredisë.
Potencialisht norma preferenciale të interesit.
Reduktim i kolateralit.
Qëndrueshmëri e biznesit.
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
Ulje e kostos së rrezikut.
Lirimi i kapitalit.
Mbulimi i humbjeve në tërësi.
Ulje e rrezikut kreditor.
Rritja e shumës maksimale të garancisë.
Rritje e portofolit kreditor.
Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.
Lexo më shumë: growkosovo.com