Letër kreditë
Letër kredia është një akt i parevokueshëm nga ana e bankës emetuese për të kryer pagesën për klientin në dobi të furnitorit me paraqitjen e dokumenteve të parashikuara në letrën e kredisë brenda afatit të caktuar.
 
Letër kreditë mund ti përdorni kryesisht në transaksionet tregtare ndërkombëtare.
 
Një instrument i tillë pagese jep siguri furnitorit se ai/ajo do të marrë pagesën për mallrat, pas paraqitjes së dokumenteve në përputhje me kushtet e përcaktuara në letër kredi. Ky produkt dedikohet kryesisht për blerjen e mallrave ose aseteve fikse.
 
Afati i kthimit:
- Deri në 24 Muaj
 
Garantues:
- Edhe pa garantues deri në shumat €20,000
 
Pengu:
- Vetëm 50% të shumës së garancionit për vlerat deri në €10,000
- Edhe pa hipotekë për garancionet e shumave > €50,000