Visa Kartela
 
VISA Classic dhe VISA Gold Contactless janë kredit kartela të cilat ju mundësojnë qasje në llogarinë tuaj në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
 
Nëse keni nevojë për para shtesë në llogarinë tuaj atëherë kredit kartelat janë zgjidhja e duhur për ju. Kartelat VISA Classic, VISA Gold gjithashtu janë të dedikuara për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo nëpër botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjensi udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo VISA.
 
 Ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo VISA, në Kosovë si dhe në mbarë botën. Me kredit kartela Visa ju gjithashtu mund të bëni blerje mallrash apo shërbimesh përmes internetit.  

Instruksionet për përdorimin e kartelave në pika të shitjes (POS terminale)
•   Për të kryer një blerje në një pikë të shitjes (POS terminal) duhet thjeshtë të kalohet kartela në terminal (nga ju ose shitësi).

  Pastaj, duhet të shtypet kodi i kartelës (PIN-i) nga ana juaj.

•   Pasi keni kaluar kartelën në pikëshitje (POS terminal), transaksioni kryhet me sukses, atëherë shitësi duhet t’ju jap një faturë për të firmosur e cila i mbetet tregtarit dhe një faturë të dytë të cilën duhet ta mbani ju.
Instruksionet për përdorimin e kartelave në pika të shitjes (POS terminale)
  • •   Për të kryer një blerje në një pikë të shitjes (POS terminal) duhet thjeshtë të kalohet kartela në terminal (nga ju ose shitësi).

  • •   Pastaj, duhet të shtypet kodi i kartelës (PIN-i) nga ana juaj.

  • •   Pasi keni kaluar kartelën në pikëshitje (POS terminal), transaksioni kryhet me sukses, atëherë shitësi duhet t’ju jap një faturë për të firmosur e cila i mbetet tregtarit dhe një faturë të dytë të cilën duhet ta mbani ju.
Instruksionet për përdorimin e kartelave në internet
  • • Për të kryer një blerje në internet ju fillimisht duhet ta zgjedhni llojin e kartelës

  • • Më pas duhet të shënohet numri i kartelës, emri i kartëmbajtësit si dhe data e skadimit të kartelës

  • • Dhe në fund shënohet kodi treshifror CVC (për kartelat MasterCard) ose CVV2 (për kartelat Visa), i cili gjendet në pjesën e prapme të kartelës
  •  
(Për blerje në internet PIN kodi nuk shënohet asnjëherë. PIN kodi përdoret vetëm për blerje në pika të shitjes (POS terminale) dhe për tërheqje në bankomat)
Që të pajiseni me këto kartela ju duhet të keni llogari të hapur në Bankën Ekonomike.