Investo sot per te ardhmen
Banka Ekonomike u mundëson klientëve të saj tregtimin e instrumenteve financiare në mbi 15 bursa të huaja, duke përfshirë bursat më të mëdha në botë si Bursa e Nju Jorkut, NASDAQ , Bursa e Londrës, Bursa e Frankfurtit, Bursa e Tokios dhe të tjera. 
Në të gjitha këto bursa, klientët do të jenë në gjendje të investojnë në aksione dhe fonde të tregtuara në bursë (ETF).
Investimet në aksione, të cilat tregtohen në bursat botërore kanë potenciale të larta të kthimit, megjithatë, para çdo investimi duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet te cilat i bartin në vete investimet në instrumentet financiare (shih informatat e përgjithshme për instrumentet financiare).
 
Si të investojmë në këto instrumente financiare:
  • Të jeni klient i Bankës Ekonomike;
  • Duhet të vizitoni degën më të afërt për të nënshkruar marrëveshjen për investime;
  • Pas nënshkrimit të marrëveshjes mund t’i dërgoni urdhërat/porositë për investime në bankë;
  • Të gjitha porositë për tregtim të Banka Ekonomike klientet do të mund t’i dergojnë përmes e-mailit; [email protected] , apo telefonit në numrat e poshtëshënuar;
  • Klientët do të kenë mundësi që ti realizojnë  tregtimet/investimet e tyre në bursa në çdo ditë pune.
 Për më shumë informata lidhur me shërbimin  e investimeve, vizitoni degën më të afërt të bankës ose  telefononi në + 383 (0) 38 500 500, lok.193/152.
Emri:
Mbiemri:
Numri i letërnjoftimit:
Numri i telefonit:
Qyteti:
Të dhënat personale do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të dhënat e lartë shënuara do të përpunohen vetëm për qëllim të aplikimit lidhur me investimin në aksione në bursa ndërkombëtare.