Investimi në blerje të aksioneve të kompanisë ‘Apple Inc’
Nëse me datë 05.11.2021 ju do të blinit 50 aksione të kompanisë Apple Inc. në bursën e Frankfurtit, me çmim për aksion prej 130 EUR, kosto totale do të ishte 6,530.00 EUR , përfshirë tarifën për transaksion prej 30 EUR e cila aplikohet nga banka.
Shitja e aksioneve të njëjta të blera me datë. 05.11.2021
Nëse aksionet e blera me datë 05.11.2021 vendosni t’i shisni pas 5 muajve më vonë me datë 05.04.2022, vlera e një aksioni është rritur në 161 EUR, tarifa për transaksion që do të aplikohet nga banka do të jetë 30 EUR.
Prandaj, gjatë këtyre 5 muajve ju keni investuar 6’530 EUR, dhe pas rritjes së vlerës së çmimit për aksion, ju tani keni në gjendje 8,020.00 EUR, pas shitjes ju do të keni një fitim prej 1,490.00 EUR.