25 vjet me ty, 25,000 Eur për ty

Festojmë 25 vite me ty

25 vite më parë nisëm një rrugëtim të bazuar në besim , përkushtim dhe afërsi me klientin. Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, po e festojmë këtë sukses duke sjellë një ofertë që u jep klientëve tanë më shumë mundësi për të realizuar planet e tyre me kushte të favorshme dhe procedura të thjeshtuara.

 

Në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të Bankës Ekonomike, kemi kënaqësinë të prezentojmë një kampanjë të veçant kreditore për klientët e sektorit privat, e krijuar për t’ju ndihmuar të realizoni planet dhe dëshirat tuaja më lehtë se asnjëherë më parë.

 

Përmes kësaj oferte për nderë të 25 vjetorit, klientët mund të përfitojnë kredi deri në 25,000 euro, me afat kthimi deri në 120 muaj, duke iu mundësuar realizimin e planeve dhe nevojave të tyre financiare me më shumë lehtësi dhe fleksibilitet.

 

Çfarë përfitoni nga kjo ofertë?

  • Kredi deri në 25,000
  • Afat kthimi deri në 120 muaj
  • Pa garantues
  • Pa kolateral
  • Me procedura të shpejta dhe të thjeshta të aplikimit
  • Këste mujore të përshtatshme sipas mundësive tuaja

 

 

Për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ju duhet të aktivizoni edhe shërbimet e mëposhtme:

• Kredit Kartelë
• Pako 2

 

Për 25 vite me radhë, Banka Ekonomike ka qenë pranë klientëve të saj duke ofruar mbështetje financiare, siguri dhe zgjidhje që i përgjigjen nevojave të përditshme.

 

Kjo ofertë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për të mbështetur klientët e saj me produkte financiare konkurruese dhe zgjidhje që i përshtaten nevojave të tyre reale.

 

25 vite besim, 25 vite partnritet, 25 vite pranë klientëve