Llogari bazike
Llogaria e pagesave me shërbime bazike është një lloj i kufizuar i llogarisë rrjedhëse dhe ofrohet ekskluzivisht në valutën Euro. Llogaria me shërbime bazike ofrohet vetëm për klientë individual të cilët nuk kanë ndonjë llogari tjetër të pagesave me shërbime bazike në asnjë Bankë tjetër në Republikën e Kosovës.
Shërbimet e përfshira me 0% komision në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse:
- Deponimi në degë
- Deponimi në ATM brenda bankës / jashtë bankës
- Tërheqja në degë
- Tërheqja në ATM brenda bankës / jashtë bankës
- Debitimi direkt
- Pagesat përmes debit kartelës – në terminale të pagesave (POS)
- Pagesa përmes debit kartelës – Online/E-Commerce
- Transferet brenda bankës – në degë
- Transferet brenda bankës – E-banking
- Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient – në degë
- Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient – E-banking
- Hapja e llogarisë
- Mirëmbajtja e llogarisë
- Lëshimi i shërbimit E-banking
- Urdhër pagesa brenda bankës
Për më shumë informata rreth llogarisë bazike pa pagesë për kategoritë e cenueshme, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.