Llogari studentore
Paketa studentore është e dizajnuar për të ofruar llogari rrjedhëse, kartelë debiti si dhe llogari kursimesh, të gjitha pa pagesë mujore.
Ky produkt është i disponueshëm për studentët nga mosha 16 vjeçare.
Llogaria rrjedhëse për student ju ofrohet të gjithë studentëve dhe nxënësve të moshës 16 deri në 25 vjet të cilët posedojnë kartë identiteti të Universitetit/Kolegjit, Indeks, vërtetim që është nxënës nëse klienti eshte mbi moshën +16 vjeç.
Në rast se është perzgjedhur hapja e llojit të llogarisë ” Nxënës 16-18 Vjeç” atherë, perveç nenshkrimit të nxënësit, është i nevojshëm edhe nënshkrimi i prindit ose kujdestarit ligjor.
Me llogarinë studentore, studentët mund të përfitojnë nga:
- Llogaria rrjedhëse pa pagesë mujore, duke i lejuar ata të menaxhojnë financat e tyre pa shqetësime të panevojshme.
- Kartela debiti për blerje të sigurta dhe të lehta, duke u ofruar një mënyrë të përshtatshme për të përdorur paratë e tyre.
- Llogaria e kursimeve, që ua lejon atyre të ndërtojnë një fond të sigurt për të ardhmen dhe të përfitojnë nga normat e interesit.
Përveç kësaj, ofrojmë një libër/broshurë të veçantë për edukimin financiar të studentëve, ku ata mund të mësojnë për menaxhimin e financave, rëndësinë e kursimeve dhe si të planifikojnë për të ardhmen e tyre.
Bashkohuni me ne sot për të mësuar më shumë dhe për të filluar rrugëtimin tuaj drejt menaxhimit të financave të suksesshme!