Llogari kursimi për fëmijë
Mendoni për të ardhmen e fëmijës suaj, filloni të kurseni tani, në mënyrë që të keni një bazë fondesh nesër për ta drejtuar fëmijën tuaj drejt arsimit dhe qëllimeve të ardhshme. Një llogari kursimi për fëmijë mund të hapet nga një prind ose kujdestar ligjor dhe mundëson kursimin e fondeve për një fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Depozitoni në çdo kohë dhe në çdo shumë në llogarinë e fëmijës suaj falas.
Mundësia për të kursyer në llogarinë e fëmijës suaj çdo muaj përmes një llogarie automatike falas
Përfitime shtesë çdo muaj nga një normë interesi shumë e favorshme
Siguria e fondeve tuaja
Kushtet e hapjes së llogarisë:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Karta e identitetit të prindit
- Hapja e një llogarie është falas