Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
Sigurimi për BBB,ECCP&DO
Kushtet e obligueshme për pjesëmarrje:
Të gjithë të interesuarit janë të obliguar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshtatshmëri siç kërkohet në vijim:
- Operatorët ekonomik duhet te jenë të regjistruar si subjekte juridike dhe të licencuara nga institucionet përkatëse për ofrimin e shërbimeve të kërkuara;
- Dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH);
- Duhet të dorëzohen licencat nga institucionet përkatëse;
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH, për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim;
- Të kenë së paku 5 vjet përvojë në fushën e sigurimeve të cilën duhet t’ia dëshmojnë përmes kontratave apo letër referencave;
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese;
- Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen;
- Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen;
- Pagesa do të bëhet në kuartale;
- Dokumentacioni/Specifikacioni i pajisjeve duhet të tërhekët nga kompanitë e interesuara fizikisht në zyret qendrore të Bankës Ekonomike me adresë Sheshi Nënë Terezë pran departamentit të Prokurimit dhe Administratës, pas nënshkrimit të NDA për konfidencialitet të të dhënave.
Afati për dorëzimin e ofertës është deri më 17.06.2026 në ora 15:00
Oferta e mbyllur në zarf me mbishkrimin “Ofertë për sigurimin BBB, ECCP dhe D&O”S duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Çdo pyetje shtesë mund të drejtoheni në e-mail [email protected]
