Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME PC, MONITOR, LLAPTOP,
DOCKING, HEADSET, etj
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal;
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH);
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH;
- Oferta financiare duhet të jetë pesë LOT sipas kërkesës: LOT-1 PC, LOT-2 Monitor, LOT-3 Lloptop, LOT-4 Doking, dhe LOT-5 Headset etj;
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim;
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të pajisjeve të kërkuara;
- Të dorëzohen specifikacionet e pajisjeve;
- Të cekët afati i liferimit (ditë kalendarike);
- Afati i garancionit për LOT-1 , LOT-2. LOT-3 dhe Lot- 5 minimum 3 vite
- Afati i garancionit per LOT-4 e preferuar 3 vite
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku dy muaj nga data e dorëzimit të ofertës;
- Ofertuesi duhet të ketë referenca për punë të ngjashme;
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese;
- Banka Ekonomike mban të drejtën e përzgjedhjes vetëm një apo më shumë LOT-ve nga një ofertues;
- Dokumentacioni/Specifikacioni i pajisjeve duhet të tërhekët nga kompanitë e interesuara fizikisht në zyret qendrore të Bankës Ekonomike me adresë Sheshi Nënë Terezë, pas nënshkrimit të NDA për konfidencialitet të të dhënave.
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “ME PC, MONITOR, LLAPTOP, DOCKING, HEADSET etj”duhet të dorëzohen në zyrën qendrore të Bankës Ekonomike Sheshi Nëna Terezë p.n
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 23.07.2026 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Çdo pyetje shtesë mund të drejtoheni në e-mail [email protected]
