Banka Ekonomike, në bashkëpunim me Mastercard, sjell kampanjën promocionale“Mastercard Day”, e cila fillon më 1 shtator 2026 dhe u mundëson klientëve të përfitojnë 10% cashback deri në 25 euro në muaj për blerjet e realizuara me kartelat Mastercard në kategori të caktuara.
Për të qenë pjesë e kampanjës, klientët duhet të regjistrojnë kartelën e tyre vetëm një herë në platformën https://www.priceless.com/KSdite. Regjistrimi është i detyrueshëm dhe pa të nuk mund të përfitohet cashback.
Në kampanjë përfshihen kartelat:
- Mastercard Debit
- Mastercard Credit
- Mastercard Debit Business
- Mastercard Credit Business
Cashback aplikohet vetëm për transaksionet e realizuara më 1 shtator, 1 tetor, 1 nëntor dhe 1 dhjetor 2026, në kategori të përzgjedhura si:
- Supermarkete dhe markete
- Restorante
- Kafiteri dhe bare
- Furra buke
- Fast-food
- Ëmbëltore
- Shërbime catering
- Hotele
- Taksi
Përfitimi vlen vetëm për tregtarët e kategorizuar sipas kodeve përkatëse të përcaktuara nga Mastercard.
Klientët që plotësojnë kushtet e kampanjës do ta pranojnë shumën e cashback-it brenda 10 ditëve nga data e transaksionit.
Regjistro kartelën, paguaj çdo datë 1 të muajit dhe përfito 10% cashback me Mastercard dhe Bankën Ekonomike!