KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE – PRAKTIKANT NË DEPARTAMENTIN E IT-së

Vazhdojmë me Rekrutimin e Praktikantëve në Bankën Ekonomike!

Nëse ju doni të filloni një karrierë me një Bankë me mundësi zhvillimi profesional përmes programeve të trajnimit, punës praktike dhe orientimit të karrierës, atëherë ne ju inkurajojmë të zgjedhni Bankën Ekonomike!

Të gjithë studentët apo të sapo diplomuarit nga të gjitha vendet e e Kosovës ftohen të aplikojnë për punë praktike.

Praktikant në Departamentin e IT-së

Kualifikimet e preferuara

  •  Student ose i diplomuar në:
  •  Informatikë
  •  Inxhinieri Kompjuterike
  •  Matematikë ose fusha të ngjashme
  • Aftësitë dhe kompetencat e kërkuara
  •  Logjikë e fortë dhe aftësi analitike;
  •  Të kuptojë shpejt procese të reja;
  •  Të bëjë pyetje të mira dhe të tregojë iniciativë;
  •  Aftësi shumë të mira komunikuese;
  •  Të jetë i/e aftë të shpjegojë probleme komplekse në mënyrë të thjeshtë;
  •  Vëmendje ndaj detajeve;
  •  Aftësi për të shkruar dhe mirëmbajtur dokumentacion;
  •  Kuriozitet për mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe sistemet IT;
  •  Të jetë i/e organizuar.

Njohuritë teknike

  • Excel;
  • SQL;
  • Njohuri bazike mbi API dhe JSON;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri të avancuara të punës me kompjuter.

 

E vetmja mënyrë për të aplikuar për punë praktike në Bankën Ekonomike është përmes formularit online të aplikimit, i cili gjindet në faqën tonë të internetit: www.bekonomike.com

Aplikimi për punë praktike do të jetë i hapur nga data 27 Shkurt deri më 27 Mars 2024!

Ju faleminderit që keni përzgjedhur bankën tonë si vendin ku mund të zhvilloheni profesionalisht!

Banka Ekonomike me kënaqësi do t’a shqyrtoj aplikacionin tuaj dhe do të ju mbaj të informuar.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).