Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR FURNIZIM ME MATERIAL SHPENZUES PËR ZYRE
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresës [email protected] [email protected]
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
– Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
– Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
– Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
– Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH
është e përfshirë në çmim.
– Garantimi i transportit/shpërndarja e materialeve në të gjitha pikat e Bankës Ekonomike.
– Mostra, përshkrime te produkteve sipas kerkeses
– Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 60 ditë nga data e dorëzimit të ofertës
– Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
– Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 17.11.2026. ora 15:00
Banka Ekonomike mbanë të drejtën e përzgjedhjes dhe porosisë së artikujve ndaras nga kompani të ndryshme, varësisht nga artikujt dhe çmimet e përzgjedhura.
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.