Titulli i Punës: Koordinator i projekteve
Përmbledhje e Punës:
Po kërkojmë një Kordinator të projekteve ne Departamentin e kartelave Bankare, i/e aftë dhe pro-aktiv për të menaxhuar projektet e organizatës sonë. Kandidati/ja ideal do të jetë përgjegjës për implementim te projekteve dhe mandateve nga sistemet e pagesave Mastercard dhe VISA si dhe te jetë përgjegjës për përmirësime të vazhdueshme të proceseve të bankare dhe kanalave digjitale.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Pervoje ne implementim te projekteve qe lidhen me kanale digjitale te bankes ( minimum 5 vjet).
• Përvojë ne implementim të projekteve me Mastercard dhe VISA
• Përvojë ne implementim të projekteve ne Mobile banking
• Përvoje në përmiresim të proceseve bankare që lidhen me operacione kartela.
• Njohuri per sistemet e pagesave MasterCard dhe VISA .
• Njohuri ne menaxhim të projekteve .
• Njohuri për Kartela Bankare , ATM , POS . Mobile banking.
Kualifikimet e Kërkuara:
• Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informative ose fushë të ngjashme.
• Eksperiencë e dëshmuar ne implementim te projeketeve.
• Mbi 5 vite përvojë në operacione me kartela.
• Certifikime relevante në Menaxhim të projekteve janë të preferuara.
Aftësitë e Preferuara:
• Mendim analitik dhe zgjidhje problemesh
• Vëmendje ndaj detajeve
• Aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
• Menaxhim i kohës dhe aftësi organizative
Pse të Bashkoheni me Ne?
Mjedis Inovativ: Punoni me teknologji të avancuara dhe kontribuoni në projekte IT me ndikim real në biznes.
Zhvillim Profesional: Investojmë në zhvillimin tuaj përmes trajnimeve, certifikimeve dhe mundësive për zgjerimin e aftësive.
Kulturë Mbështetëse: Bëhuni pjesë e një ekipi që vlerëson komunikimin e hapur, respektin e ndërsjellë dhe suksesin e përbashkët.
Balancë Punë-Jetë: Shijoni orar fleksibile dhe një balancë të shëndetshme mes punës dhe jetës personale.
Përfitime Konkurruese: Përfitoni nga një paketë e plotë përfitimesh që përfshin sigurimin shëndetësor, pushime të paguara dhe shpërblime bazuar në performancë.