FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PËR MATERIALET PROMOVUESE TË FUND VITIT
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresës [email protected] [email protected]
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe
informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH
është e përfshirë në çmim.
- Garancioni për produktet e ofruara
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
- Mostra të produkteve ne bazë të specifikacionit ( sipas kërkesës)
- Afati i liferimit , nga momenti i konfirmimit të porosisë
- Shpërndarja e materialeve te fund vitit në 7 regjionet kryesore te Kosovës si dhe ne Zyrën
Qendrore
- Opsione tjera për propozim/ide për dhurata
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 18.11.2026 ora 15:00.
Banka Ekonomike mbanë të drejtën e përzgjedhjes dhe porosisë së artikujve ndaras nga kompani të ndryshme, varësisht nga artikujt dhe çmimet e përzgjedhura.
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.