NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e shënuara më poshtë:
| LOKACIONI I PRONES: | PODUJEVE |
| ZONA KADASTRALE DHE KOMUNA: | GLLAMNIK |
| PARCELA: | P-71712015-01704-1, P-71712015-01704-2 |
| SIPËRFAQJA E PARCELËS: | 5,897 M2 |
| LLOJI I PRONËS: | PARCELE – BUJQESORE |
| PËRSHKRIMI I PRONËS: | PRONA SUBJEKT VLERËSIMI NDODHET NË ZONEN KADASTRALE GLLAMNIK, KOMUNA PODUJEVE ME NJË DISTANCE RRETH 6.7 KM NE ANEN VERIORE NGA QENDRA E QYTETIT TE PODUJEVE. |
| INFRASTRUKTURA: | PRONA KA QASJE NE RRUGE KADASTRALE, KU PERMES SE CILES LIDHET NE PJESET TJERA TE QYTETIT TE PODUJEVES. |
| KOORDINATAT NE GMAPS | 42.90923, 21.21743 |
| CMIMI | – |
| PRONAR: | BANKA EKONOMIKE SH.A |
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për blerje të paluajtshmërisë” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Ofertat duhet të përmbajnë:
– Përshkrimin e pronës për të cilën ofertohet (Lokacioni, Zona Kadastrale, të dhënat e Parcelës)
– Ofertën financiare
– Personat juridik – me ofertë duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe
informatat kontaktuese (numrin e telefonit dhe një e-mail adresë).
– Personat fizik – me ofertë duhet të dorëzojnë kopjen e dokumentit personal të identifikimit dhe
informatat kontaktuese (numrin e telefonit dhe një e-mail adresë).
Për informata shtesë apo sqarime ju lutemi të kontaktoni në numrin 038 500 500, ext. 185 ose përmes e-mailit në adresën [email protected]
